GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarrfikësit presin paga, Ministrja Koçiu në takimin në Durrës premton vëmendje

18:19 - 24/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarrfikësit presin paga, Ministrja Koçiu në takimin në Durrës premton vëmendje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin me punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, Ministrja e Punëve të Brendshme foli mbi forcimin e shërbimit, për garantimin e një reagimi më të shpejtë e më efektiv në çdo situatë emergjente. Në takim ishin edhe Kryetarja e Bashkisë Durrës, Prefekti dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës.

“Vera që lamë pas e tregoi sa e rëndësishme dhe e domosdoshme është që ne të kemi një shërbim ndërhyrjeje shpëtimi emergjencash që i përgjigjet sfidave. Tani kanë filluar, edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, të jenë prezente dhe të paparashikueshme; jo pa qëllim janë emergjenca.
Ato patjetër kërkojnë që të kemi ekipe që përgjigjen në kohë, me gatishmëri dhe profesionalizëm ndaj situatave të tilla”, u shpreh Albana Koçiu.

Sipas saj eksperienca ka treguar edhe diçka tjetër të rëndësishme.

“Ne kemi shërbimin zjarrfikës tashmë të decentralizuar, pra në nivel bashkie të organizuar. Kemi në Ministrinë e Punëve të Brendshme një Drejtori të Përgjithshme Rregullatore që kujdeset për standardin e këtij shërbimi. Por, ndërkohë, ajo që u evidentua është fakti që, kur vjen puna te zjarret masive që ndodhin në bashki të vogla si Bashkia e Finiqit apo e Leskovikut, është e pamundur që me kapacitetet e tyre të përballojnë një zjarr masiv”, tha Ministrja.

Nevojë primare del riorganizimi i Shërbimit Zjarrfikës si dhe Emergjencave Civile.

“Për të patur një mekanizëm koordinues me qëllim mirëadministrimin e fondeve, rialokimin ashtu siç duhet të mjeteve në dispozicion, për të hyrë në ato zona si bashkitë e vogla, për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur mjedisin. Sigurisht që puna juaj është e fokusuar shumë edhe tek ato që quhen emergjenca urbane. Secili nga ju në përditshmëri ndihmoni në emergjencën urbane, në nevoja që mund të kenë familje të ndryshme, në përmbytje, jeni aty me eksperiencën, me ekspertizën dhe me profesionalizmin tuaj. Bëni një punë të jashtëzakonshme për këtë dhe për këtë shërbimi zjarrfikës në Bashki është për t’u lavdëruar, ka funksionuar jashtëzakonisht mirë. E rëndësishme është që të ngremë një mekanizëm të koordinuar mes bashkive në nivel rajonal për t’ju përshtatur këtyre emergjencave që vijojnë në ato bashki që nuk i kanë për hir të së vërtetës resurset e duhura”, theksoi ajo.

Aspekti tjetër është trajnimi i vazhdueshëm sipas protokolleve dhe standardeve europiane. Për këtë do të ngrihet akademia e trajnimit për të gjithë emergjencat civile.

“E gjitha me qëllim që ta modernizojmë trupën tuaj, një trupë jashtëzakonisht e rëndësishme në shpëtimin e jetëve të njerëzve”, nënvizoi Koçiu.

Ajo foli edhe për nevojën e një reforme pagash në shërbimin zjarrfikës.

“Ajo që dua t’i vë vetes si qëllim është që sytë të drejtohen nga ju jo vetëm kur ka një rast emergjence apo nevojë për profesionalizmin tuaj, por të drejtohen çdo ditë të vitit.
Pikërisht për këtë arsye, qeveria shqiptare është angazhuar që ta bëjë këtë plan veprimi konkret dhe të zbatueshëm shumë shpejt”, tha Ministrja e Punëve të Brendshme.

Lajme të lidhura

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Para
Bardhi publikon pamje të reja: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

OSBE/ODIHR zbulon farsën e 11 majit – Bardhi: Balluku, drejtuesja e manipulimit shtetëror

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi
Aktualitet

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Lexo më shumë
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com