50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
“Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër.
Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”, shkruan Peleshi.
Discussion about this post