GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri i qëllimshëm? Pamjet e frikshme të asfiksimit të zjarrfikësve (VIDEO)

10:49 - 24/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri i qëllimshëm? Pamjet e frikshme të asfiksimit të zjarrfikësve (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Natën e kaluar deri në orët e para të mëngjesit, 17 mjete zjarrfikëse dhe mbi 65 efektivë të shërbimit zjarrfikës nga Durrësi, Tirana dhe rrethet e afërta, efektivë të policisë vendore dhe FNSH-së u përfshinë në operacionin për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre në një terren të vështirë për shkak të materialeve të djegshme të fabrikës e që shoqëroheshin dhe me shpërthime të herëpashershme.

Kanë nisur hetimet në lidhje me zjarrin, por dhe me faktin që njoftimi për rënien e tij është bërë me vonesë. Atëherë kur ambienti magazinues ishte përfshirë nga flakët dhe zjarri ishte i dukshëm dhe në distanca të largëta.

Gijotina.com publikon video pranë ambienteve te magazinës dhe luftën e jashtëzakonshme të zjarrfikësve me zjarrin.

Sipas burimeve, 5 efektivë zjarrfikës kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e tymit toksik, mbrëmjen e djeshme.
Zjarrfikësit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Prefekti i qarkut Emilian Jani ka ndjekur nga afër të gjithë operacionin në zonën pranë fabrikës së bojërave “Deutche Color” që u përfshi nga flakët natën e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.

Ai shprehet se mbajtja nën monitorim e situatës do të vazhdojë dhe paralelisht me të pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e zjarrit që ngriti në këmbë strukturat më të larta të vendit për shkak të rrezikut që paraqiste përhapja e flakëve në një tjetër biznes aty pranë ku ndodheshin sasi të konsiderueshme  gazi.

“Ka rënë një zjarr masiv i përmasave të mëdha. Pas njoftimit që morën strukturat zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit. Problematika kryesore ishin banesat dhe depot e gazit që rrezikoheshin nga vatra e zjarrit të cilat ishin mjaft masive.

Morën pjesë zjarrfikëset e Tiranës, Durrësit dhe ato Kamzës, Vorës, pasi zjarri kishte përmasa të jashtëzakonshme. U bë e mundur izolimi i vatrave të zjarrit. Banesat që ishin afër u izoluan. Nuk patën probleme as me depot e gazit por kryesore vlen të theksohet që nuk ka pasur humbje jete.

Dëmet janë të konsiderueshme. Ekspertët do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, nuk përjashtohet mundësia që të jetë i qëllimshëm”, shprehet Jani.

Etiketa: asfiksohen zjarrfikesitKryesore1zjarri tek magazina e bojrave

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Zjarrvëniet në Vlorë, policia arreston 59-vjeçarin

Zjarrvëniet në Vlorë, policia arreston 59-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com