GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zjarri masiv në Fier/ Baçi thirrje qytetarëve fierakë: Të reagojmë, t’i drejtohemi gjykatës dhe të kërkojmë dëmshpërblim

10:17 - 30/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarri masiv në Fier/ Baçi thirrje qytetarëve fierakë: Të reagojmë, t’i drejtohemi gjykatës dhe të kërkojmë dëmshpërblim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, në Qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka reaguar sërish ndaj djegies së plehrave në Fier.

Ai ka thënë se bloza e tymi, ka mbërritur deri në bregdet, e situata është po e njëjta. Ai kërkon nga qytetarët që të reflektojnë, e madje, propozon që t’i drejtohen gjykatës e t’i kërkojnë dëmshpërblim bashkisë për dëmin e shkaktuar.

“Kemi qenë prezent shumë herë që kjo fushë-mbetje gjithmonë është ndezur tym dhe flakë, por ka kaluar gjithmonë heshtur duke abuzuar me pushtetin e pakufizuar që ka bashkia e Fierit dhe pushteti qendror. Kështu që ne jemi këtu për të denoncuar përsëri këtë aferë korruptive do ta quaja që është nga afera korruptive në bashkëpunim me inceneratorin që ka thithur rreth 26.5 milion euro dhe nuk është vënë akoma në funksion.

Pavarësisht deklaratës së tyre që është bërë para disa ditësh edhe në media, mos gabofsha, që është gati që nga data 20 maj, 25 maj dhe ka pritur që të fillonte puna. Këtu duhet të dal përgjegjësia, përse bashkia nga data 25 maj, kur sipas kontratës se inceneratori ka qenë gati për të filluar punë, përse nuk i është përgjigjur asaj periudhe. Ndjesë për tymin që po thithni tani, është një fakt kuptimplotë në çfarë situate është qyteti i Fierit sot dhe në çfarë situate jemi dhe ne bashkë me ju që po bëjmë këtë.

Pra, e njëjta situatë është në të gjithë qytetin e Fierit, e njëjta situatë është në çdo shtëpi dhe në çdo hyrje të Fierit. Banorëve të Fierit u ka mbërritur tymi dhe bloza deri në plazh, deri në anë të detit dhe është shpërndarë gjithandej. Pavarësisht punës që ka vazhduar për hirë të së vërtetës duhet thënë gjatë këtyre ditëve absolutisht kjo nuk po merr zgjidhje dhe mendoj se nuk ka për të marrë zgjidhje, inshallah qoftë ashtu, sipas deklaratës së zotit Subashi mbrëmë që deri në fund të Gushtit do t’i japi zgjidhje këtij problemi. Megjithëse u shpreh ndoshta, nuk ka si t’i japë zgjidhje.

Pra, unë jam këtu bashkë me kolegen dhe deputeten Eralda Tase për të sensibilizuar qytetarët fierak, për të qenë ata që duhet të reagojnë dhe të reflektojnë të gjithë bashkë, madje do t’u propozoja që ne duhet t’i drejtohemi gjykatës për të patur dëmshpërblim nga bashki për këtë dëm të shkaktuar shëndetit të qytetarëve fierak. Do të jemi këtu në vazhdimësi deri sa të marrë drejtim, zgjidhje kjo punë.

Absolutisht jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën tonë me ato mundësi që ne kemi dhe aq sa kemi. Por çfarëdo lloj ndihme t’i ofrosh kësaj mazhorance, kësaj bashkie me kryetar të emëruar dhe me këshill bashkiak po të emëruar, nuk besojnë se do të jenë të gatshëm për të pranuar, pasi çdo gjë bie në vesh të shurdhër”, tha Baçi.

Etiketa: FierLuan Bacithirrje

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Habit Antonio Conte, fillon negociatat me Sky për komentimin e Champions League

Habit Antonio Conte, fillon negociatat me Sky për komentimin e Champions League

TË FUNDIT

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi
Aktualitet

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26

Është shpëtuar pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura 22-vjeçari Xhuljano Kaloti, i...

Lexo më shumë
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26
Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta

Parashikimi i motit për sot, ditë e kthjellët me vranësira të pakta

07:30 - 22/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com