GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zjarri në “Sarajet”, Veliaj: Ndryshe nga Teatri Kombëtar, ndërtesa do të ruhet si Monument Kulture

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në “Sarajet”, Veliaj: Ndryshe nga Teatri Kombëtar, ndërtesa do të ruhet si Monument Kulture
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë inspektimit të godinave të reja në Qytetin Studenti, kryebashkiaku Erion Veliaj foli edhe për ngjarjen e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në ndërtesën “Sarajet e Toptanit” në kryeqytet. Veliaj tha se kjo ndërtesë, në dallim nga Teatri Kombëtar, është Monument Kulture dhe do të ruhet si e tillë.

“Dua t’u them qytetarëve se ka muaj që pronarët kërkojnë me çfarëdo lloj mënyre të shmangin shpronësimin e asaj ndërtese. Ajo ndërtesë është Monument Kulture, në dallim nga Teatri prej tallashi apo këndi i lodrave, që nuk kanë qenë Monumente Kulture. Kush ka sy, kush ka veshë mund të dëshmojë që ata njerëz, ata politikanë që ulërinin për Teatrin prej tallashi, që s’ishte Monument Kulture apo këndin e lodrave që s’ishte Monument Kulture, sot heshtin. Ndoshta, prej faktit që janë edhe bashkëpronarë, edhe të interesuar në atë pronë. Por ajo që do të ndodhë është kjo: Qeveria do bëjë një shpronësim total të asaj ndërtese. Të gjithë pronarët do marrin paratë e tyre, ndërtesa do i kalojë Bashkisë së Tiranës dhe do kthehet në një shtëpi muze, ashtu siç ka plot shtëpi muze në Korçë e Gjirokastër, ashtu siç kemi bërë muze shtëpinë e Ismail Kadaresë apo shtëpinë e Dritëro Agollit”, sqaroi Veliaj.

Ndërsa, kryebashkiaku u bëri thirrje Presidentit Ilir Meta apo ish-Presidentit Bujar Nishani, që t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës, e cila sipas tij, jo vetëm identifikon keqbërësit, por kërkon shpronësim për ta rikonstruktuar këtë ndërtesë e për ta kthyer në një Muze Etnografik të qytetit dhe në një Muze të Marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë, duke qenë se ndërtesa është dy-katëshe dhe ka hapësirë.

Kryebashkiaku theksoi se: “Siç është ruajtur Kalaja e Tiranës, siç është ruajtur Pazari, do të ruhet po ashtu edhe ndërtesa e Sarajeve dhe ndërtesa e Libohovitëve. Kushdo që ka ndërmend që t’i vërë zjarrin qytetit është i dështuar dhe do të ndiqet nga ana e drejtësisë, do të përfundojë në burg, si ata që e vënë zjarrin, ashtu edhe ata që e porosisin zjarrin”.

Lajme të lidhura

Protestë para SPAK, qytetarët i kujtojnë aferat e bujshme të korrupsionit: Mos heshtni para miliona euro abuzime!
Aktualitet

Protestë para SPAK, qytetarët i kujtojnë aferat e bujshme të korrupsionit: Mos heshtni para miliona euro abuzime!

13:50 - 24/08/26
Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!
Aktualitet

Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!

13:16 - 24/08/26
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Aktualitet

Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg

12:53 - 24/08/26
Para
Arrestohen disa qytetarë në Elbasan, sulmuan me sende të forta efektivët e policisë

Arrestohen disa qytetarë në Elbasan, sulmuan me sende të forta efektivët e policisë

TË FUNDIT

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26

Shëndeti i Donald Trump ka ngritur shumë pikëpyetje kohët e fundit , pasi ai është përpjekur shumë të fshehë mavijosjet në duar,...

Lexo më shumë
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

Incidenti në Mullet/ Për një gotë alkool, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamarieri refuzoi t’i shërbente

14:32 - 24/08/26
‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro

‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro

14:10 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com