GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zjarri në “Saraji i Toptanëve”/ Lame zotohet: Qeveria ka bërë çmos për rruajtjen e godinës

12:19 - 17/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Zjarri në “Saraji i Toptanëve”/  Lame zotohet: Qeveria ka bërë çmos për rruajtjen e godinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Lame, kreu i Kadastrës dhe njohës i trashëgimisë kulturore zotohet se qeveria dhe bashkia kanë bërë çmos që godina e “Sarajeve të Toptanëve” të ruhet dhe të mos kthehet në objekt ndërtimi. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Lame rrëfen se para 2 vitesh ka nisur interesi i bashkisë për të shpronësuar pronarët e godinës. Teksa ndan me publikun, detaje nga biseda me kryebashkiakun Erion Veliaj, Lame thotë se janë pronarët që duan që godina të shndërrohet në një vend ku mund të ndërtohet duke mos pranuar shpronësimin. Lame shton se godina gjatë viteve ka shërbyer si restorant, ndërsa emrin “Sarajet” ia ka vendosur vetë ai bashkë me Artan Shkrelin. 

POSTIMI I PLOTË I ARTAN LAMES: 

Që dje në mesnatë kam ndjekur me shumë shqetësim ngjarjen e rënies së zjarrit tek godina historike e Sarajeve në qendër të Tiranës. Më komunikuan veprimtarë të shoqërisë civile, më kontaktuan gazatarë të cilët dëshironin të dinin më shumë rreth situatës në atë objekt. Kjo gjë që dje natën, por edhe sot gjatë paradites.

Sot paradite po ndjek mediat dhe shoh të bëhen lloj-lloj interpretimesh, të cilat jam i prirur të besoj se bëhen me shqetësimin e përbashkët për mbijetesën e atij monumenti të çmuar.Që përpara rreth dy vjetësh, kur planifikoheshin projektet në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, m’u kërkua mendim nga Bashkia Tiranë për disa objekte që mund të shpronësoheshin për t’u vënë në dispozicion të qytetit si destinacione kulturore.

Pa dashur të nxjerr sekrete të tjera, midis tyre ishte edhe objekti i njohur si Sarajet. I thashë Erionit që isha shumë entuziast për atë gjë dhe se isha gati për çdo kontribut që do kishin nevojë për t’i dhënë udhë këtij projekti.

Më pas, Bashkia së bashku me Qeverinë, filluan procedurat aspak të lehta për shpronësimin e kësaj godine. Them “aspak të lehta” se pronarët e godinës nuk besoj se do të ishin të kënaqur nga kjo zgjidhje.

Ata do të kishin dashur që aty të ndërtohej dhe, fitimi që do të nxirrnin nga ndërtimi, ishte shumë më i madh sesa paratë që do të merrnin nga shpronësimi. E drejtë e tyre kjo, por nga ana tjetër edhe shoqëria ka të drejtën e ruajtjes së kujtesës historike.

Procedurat e shpronësimit, me sa jam në dijeni, janë në fazën e përmbylljes së tyre dhe ndoshta nga dikush mundësia e djegjes është parë si mundësi të fundit për t’a ndërprerë këtë proces. Them “nga ndokush” pasi ajo godinë (si shumica e pronave të vjetra shqiptare) ka një mori bashkëpronarësh, ndër të cilët ka edhe nga ata që do të donin që trashëgimia e të parëve të tyre të përjetësohej në shërbim të qytetit, por ka edhe të tjerë që nuk bëhen merak për këtë, por do donin që të merrnin pjesën e tyre në një ndërtim hipotetik.

Nuk më takon mua t’i vë gishtin kujt për këtë, por me bindje them se në këtë rast (dhe të paktën për dy godina të tjera, që po ja lë kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë kënaqësinë t’i bëjnë publike) Bashkia dhe Qeveria kanë bashkëpunuar për t’ia siguruar qytetit si objekte kulturore.

Meqenëse Zoti në qiell dhe zjarrfikset në tokë, ja dolën t’a shpëtojnë godinën e Sarajeve, tani s’na mbetet veç të mendojmë se çfarë duhet ndrequr në dispozitat e ligjit të Trashëgimisë Kulturore, që të shkurajohen në të ardhmen ata që përpiqen t’i zgjidhin me pishtar në dorë problemet midis të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të shqiptarëve për të patrur kujtesë historike.

Pak histori

Godina ka qenë ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga familjet feudale të Tiranës, në kuadër të gjithë kompleksit të banimit sinjoril në zonën e Kalasë së Tiranës.

Në vitet e Luftës I Botërore, godina u rekuizua nga ushtria austro-hungareze, që vendosi aty një pjesë të trupave të saj.

Më pas, në vitet ’20, me vendosjen e mardhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, godina u kthye në seli e Legatës Amerikane, në pritje të ndërtimit të selisë së re që kanë edhe sot.

Pas largimit të amerikanëve, godina shërbeu në funksion të Bibliotekës Kombëtare, nga vitet ‘30 deri rreth vitit 1955.

Më pas, në fillim të viteve ‘70 në atë godinë u vendos Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili qëndroi aty deri në vitin 2001, kohë në të cilën me vendim gjykate dhe vendim të kthimit të pronave, Instituti u nxorr për zhelesh jashtë, për t’ia kthyer godinën ish pronarëve. Do kishte qenë e udhës që shteti t’i kishte shpronësuar që në atë kohë pronarët, por kjo nuk u bë.

Më pas, për disa vjet godina hyri në udhën e degradimit, proces i cili u ndërpre për disa vjet nga një sipërmarës shqiptar, i cili e mori me qera nga pronarët dhe e ktheu në restorant. Mbaj mend që në atë kohë më ka thirur ky biznesmen mua dhe Tan Shkrelin dhe i dhamë disa ide për mënyrën e restaurimit. Madje edhe emrin që e njohin sot të gjithë, Sarajet, ja propozuam ne.

Më pas, ndoshta nga mosmarrveshjet midis pronarëve, ky biznesmen u largua dhe objekti hyri sërisht në rrugën e degradimit dhe ëndrave me pishtar, nga e cila besoj se do të dalë përfundimisht këto ditë me përfundimin e procedurave të shpronësimit.

Etiketa: Artan LameSaraji i toptaneve

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Yuri Kim: SPAK do të japë më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Yuri kim NJOFTON: Nuk e dimë numrin ende, strehimi i përkohshëm

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com