GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri përfshin fushën e mbetjeve në Vlorë, Leli në terren

10:04 - 04/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri përfshin fushën e mbetjeve në Vlorë, Leli në terren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mëngjesin e sotëm një fushë e mbetjeve urbane në lagjen “Kushtrim” në Vlorë, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm. Mësohet se, tymi ka mbuluar zonën dhe toksinat janë përhapur në vendet e banuara, duke paralajmëruar kështu një katastrofë mjedisore. Zjarri është aktivizuar që në orën 07:30 dhe dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Në terren për të vëzhguar nga afër situatën, ka qenë i pranishëm kryebashkiaku Dritan Leli dhe nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës, Aulona Veizaj.

Leli e ka konsideruar zjarrin incident, ndërsa punonjësit po punojnë për të normalizuar situatën. Landfilli i Sherishtës, sipas Lelit është zgjidhja e gjithë problematikave, ndërsa nuk ka pranuar të komentojë vendimin më të fundit të këshillit bashkiak, që shtyu çështjen e shtimit të fuqisë punëtore për landfillin tre ditë më parë.

“Masakër mund ta quanin 20 vjet që digjeshin plehrat dhe askush nuk ngrinte zërin, ndërsa sot mund ta quajmë një incident, policia po gjen shkaktarët, thuhet e qëllimshme, këtu për t’u përballur me këtë situatë për të cilën jam i sigurt se do e fitojmë, duke u përpjekur maksimalisht me zjarrfikëset që po punojnë. Landfilli i Sherishtës do zgjidhë çështjen kaq të nxehtë të trajtimit të mbetjeve në Vlorë, pavarësisht pengesave në horizont ekziston fryma pozitive. Që t’i vë gishtin dikujt, këtë ta gjejnë organet e Policisë së Shtetit, ka qenë premtimi i parë për një plagë që e ka pasur qyteti, që po rikthehet në memorien e qytetarëve”, tha Leli.

Nga ana tjetër, Veizaj tha se po merren masat për izolimin e flakëve, ndërsa fajësoi banorët si shkaktarë të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, por stabilizimi i situatës duket i vështirë. Fusha e mbetjeve urbane në Fier u përfshi nga flakët këtë verë dhe u shua dy javë më vonë, pasi qytetin e mbuloi tymi helmues. Në Fier, u gjet si zgjidhje mbulimi me dhe i mbetjeve urbane, gjë që nuk dihet nëse do të praktikohet në Vlorë.

Zjarret kanë filluar të riaktivizohen në vend, ku ditën e djeshme u regjistrua një tjetër vatër në fshatin Duhanas në Berat. Mësohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës, që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre. Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi drejt tokave të tjera bujqësore, ndërkohë që në rrezik nga flakët ishte dhe nënstacioni elektrik i fshatit.

Etiketa: Zjarr

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
Filmi për legjendën e futbollit është gati, ja aktorët që do të luajnë Maradonën

FOTO, promovohet sot libri i Jimmy Burns, “Maradona: Dora e Zotit”

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com