GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zjarri shkatërrues i Los Anxhelosit, imazhet satelitore të frikshme

10:10 - 09/01/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri shkatërrues i Los Anxhelosit, imazhet satelitore të frikshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një video e bërë publike, marr nga imazhe satelitore tregon zjarret Palisades dhe Eaton në zonën e Los Anxhelosit duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe evakuime në shkallë të gjerë.

Imazhet, të publikuara nga Instituti Kooperativ për Kërkime në Atmosferë në Universitetin Shtetëror të Kolorados (CSU/CIRA), përshkruajnë zjarret nga ora 14:00 deri në 20:45 me orën lokale të së martës, 7 janar.

Sipas Cal Fire, zjarri i Palisades ishte përhapur në më shumë se 2,900 hektarë deri të mërkurën në mëngjes 8 janar.

1736413387_zjarri.JPG

Zjarret që kanë shpërthyer përreth janë përhapur edhe në Hollivud Hills. Deri tani raportohet për pesë persona dhe janë shkatërruar qindra shtëpi. Më shumë se 130.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen.

Nga njëra anë mungon uji, ndërsa nga ana tjetër era fryn gjithnjë e më fort. Zjarrfikësit po hasin vështirësi, dhe përparimi është i pakët.

“Jemi ende larg nga të qenit jashtë rrezikut,” deklaroi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, pasi flakët, gjatë natës mes së mërkurës 8  janar dhe së enjtes më 9, arritën zonën e banuar nga yjet e Hollyëood-it, midis Santa Monica-s dhe Malibu-t, duke detyruar evakuimin e 52 mijë banorëve të tjerë. Një milion e gjysmë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas Los Angeles Times, deri më tani janë shkatërruar të paktën 1,900 biznese, shtëpi dhe struktura të tjera.

Paris Hilton dhe Billy Crystal janë mes atyre që kanë humbur vilat e tyre. Lagje të tëra janë evakuuar, përfshirë Brentwood, ku ndodhet shtëpia e zëvendëspresidentes Kamala Harris, dhe Pacific Palisades, ku jetojnë figura të njohura si Steven Spielberg dhe Bradley Cooper. Zjarret janë përhapur me shpejtësi edhe në zonën Eaton në Altadena, rreth 40 kilometra larg lagjeve të VIP-ave.

Ben Affleck, Jamie Lee Curtis, Mandy Moore dhe Maria Shriver janë detyruar të largohen. TMZ ka filmuar Ben Affleck-un duke lënë shtëpinë e tij në Pacific Palisades me makinë, ndoshta duke shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Garner, ndonëse banon pranë, ende nuk është detyruar të evakuohet.

Leighton Meester dhe Adam Brody, Paris Hilton dhe Billy Crystal janë disa nga yjet që kanë parë shtëpitë e tyre të shkrumbohen.

Po ashtu, edhe James Wood dhe këngëtarja Mandy Moore kanë humbur shtëpitë.“Qëndroja pranë familjes sime, shikoja lajmet dhe pashë shtëpinë tonë në Malibu duke u djegur drejtpërdrejt – është një përvojë që askush nuk duhet ta përjetojë kurrë,” ka shkruar Hilton në një postim në Instagram. “Në këtë shtëpi kemi ndërtuar shumë kujtime të çmuara. Ishte vendi ku Phoenix hodhi hapat e parë dhe ku ëndërronim të ndërtonim një jetë plot kujtime me London.”

Etiketa: Los Anxhelospamjet satelitorepaniktmerrzjarre

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Pas bashkëshortes paraqitet në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule, miku i Erion Veliajt

Pas bashkëshortes paraqitet në SPAK edhe biznesmeni Elman Abule, miku i Erion Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com