GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Zogu i Tiranës, tortura më e bukur për pasionin e Lalit

19:00 - 11/04/22
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Zogu i Tiranës, tortura më e bukur për pasionin e Lalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë të rrihesh nuk është problem, por të jesh Zogu i Tiranës është më shumë se problem. Në një mënyrë apo tjetër drurin mund ta mbash, por atë që Presidenti artikuloi në mes të weekendit ishte pak si e rëndë. Veliaj e kafshoi fort, njeriun me të cilin kishin kohë që ishin në një aleancë të fshehtë. Ose në një mënyrë apo tjetër ishte ngarkuar të bënte diçka të tillë për atë që Rama pak orë më pas e quajti si turpi kombëtar, Metën e 100 pranverave të Monës.

Kundërpërgjigja erdhi e rrufeshme, por që legjitimoi dhe konturoi një regjim të ri politik brenda formacionit të Ramës në kongres. Nga Presidenca e Tiranës, nga selia qendrore, kreu i shtetit e shndërroi Lalin në Zog, duke i dhënë të kuptojë që tashmë me të do të ketë një betejë të fortë personale. Në anën tjetër, vetë Veliaj, nën frustrimin e inceneratorëve që e vunë re një mungesë në Kongres, ka dhënë prova që gëlltit çdo gjë. E pse mos të gëlltisë edhe këtë gjë që në fund të fundit e ka dhe mund ta ketë si pasion dhe çlodhje.

Por, ajo që e çlodh më shumë vetë  Zogun e dikurshëm të Metës është mungesa e atij që s’u pa kund në Kongres: Arben Ahmetaj. Mbase kishte sjellë raport ose mbase mbase…s’e la pashai të bënte “pis” një kongres kokë e këmbë të lidhur e ngjizur me afera dhe para taksapaguesish. Veliaj gëlltit, madje kjo e Metës është thjesht dhe vetëm një sorbeto për të, sepse paralelja që hoqi njeriu që premton opozitë të ashpër duke nisur nga 25 korriku ishte një suvenir i këndshëm për të. Asnjë problem, zero shqetësim për këtë pickim që pas tij mund të fshihet një pasion. Ajo që e torturon është dilema se ku e ka ndarë mendjen agai i madh këtë radhë? Me kë e ka? Mungesa e Benit të Rindërtimit mund të thoshte diçka, por jo shumëçka.

Veliajn nuk e torturon aspak epiteti Zog i Tiranës sepse ai s’mund t’i dalë ballë pasionit. Atë e tmerron vetëm Tirana e landfillit dhe vendimmarrja e SPAK për këtë dosje, duke qenë se ndalimet e fundit s’kanë lidhje me Tiranën dhe që ajo nuk është hapur ende. Parë në këtë prizëm, Meta thjesht dhe vetëm e ledhatoi ca. Asgjë më shumë. Veliajn e torturon më shumë ideja e një “pentitoje” se sa Zogu i Tiranës, pasioni i tij i vetëm i pakundërshtuar, me pengun e vetëm që Zogun s’e bëri qytetar nderi të Tironës. Edhe pse është ende në kohë!

Etiketa: bukurEditorialErion Veliajkryesore2pasiontorturaZogu Tiranes

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Janë ribashkuar? Loredana dhe Mozzik bëjnë “lëmsh” rrjetin

Janë ribashkuar? Loredana dhe Mozzik bëjnë “lëmsh” rrjetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com