GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zonat e mbrojtura, Tabaku: Synohet zhdukja e tyre dhe…

13:29 - 09/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Pensionet, më pak se gjysma e pagës mesatare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane mblodhi sot shoqatat e mjedisit në lidhje me propozimin e disa deputetëve të mazhorancës për Ligjin e Zonave të Mbrojtura. Tabaku e lidhi këtë propozim me një tjetër propozim, atë të shtyrjes për herë të pestë të ligjit për Investimet Strategjike. Praktikisht synimi është të zhdukjen zonave të mbrojtura për të ndërtuar aty resorte luksoze.

Tabaku analizoi se ndonëse këto çështje mund të jenë poshtë në hierarkinë e nevojave të qytetarëve, duhet të kuptojmë që zonat e mbrojtura janë pjesë e zinxhirit të vlerave dhe nevojave që shtyjnë turistët të vijnë në Shqipëri dhe ndikojnë ekonominë e familjeve shqiptare. Ajo theksoi se propozimi i Zonave të Mbrojtura bie në kundërshti me direktivat e BE dhe gjithashtu ligji investimeve strategjike është dëshmi e shtetit të kapur.

“Përshëndetje dhe mirë se keni ardhur në këtë takim të cilin e kam pasur përzemërt ta bëja prej disa javësh por që mundëm ta realizojmë tani. Ju falënderoj që gjetët mundësinë për t’u bashkuar në këtë mbledhje për një temë që mbase për një pjesë të qytetarëve mund të duket ndoshta “luksoze” për nga tema që trajton si pasojë e hierarkisë së nevojave që kanë. Nuk u vë faj, por njëkohësisht jam e bindur që shumë prej tyre e kanë të qartë rëndësinë e kësaj teme dhe diskutimit për “zonat e mbrojtura” që nuk janë një eksluzivitet për një grup të caktuar. Në të vërtetë nëse sot Shqipëria është një destinacion turistik është pikërisht për këto zona të çmuara dhe të mrekullueshme që ruajnë ende disa mrekulli që nuk gjenden kund tjetër në rajon dhe më gjerë. Nëse sot ekonomia jonë mbahet nga turizmi, nëse zonat e mrekullueshme në veri të vendit si Thethi apo në jug si Nivica mbahen ende prej mrekullive natyrore të këtyre zonave.

Prandaj e gjykoj me vend që të trajtoj një çështje të tillë që besoj se realisht ka lidhje jo vetëm me procesin e integrimit por edhe me rëndësinë jetike të ekonomisë sonë dhe ekonomisë familjare. Kur në pranverën e vitit të shkuar pata një interpelancë me ministren Kumbaro për Aeroportin e Vlorës, bëra një llogari të thjeshtë. Do t’i ndihmonte më shumë vlonjatët një aeroport sot që mund t’i japë më shumë turistë apo Lugina e Nartë-Vjosës e ruajtur që mund t’i japë në vazhdimësi më shumë turistë?

Prandaj llogaritë nuk janë të thjeshta por ne duhet të vendosim në këtë ekuacionin tonë politiko-ekonomik dhe të ardhmen. Për të ardhur tek tema. Eksperienca ime por edhe e juaja më tregon që propozimet e mazhorancës për zonat e mbrojtura sjellë nga disa deputetë të saj është kurthi procedurial që qeveria përdor shpesh për të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Falë presionit së pari tuajin dhe më tej dhe faktorit ndërkombëtar kjo çështje duket se po shtyhet pak në kohë. Të shohim nëse ia dalim me sukses. Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane kam kërkuar që kjo çështje të trajtohet në Komisionin që drejtoj. Pasi është e qartë që propozimi prek direktivat e BE dhe padyshim duhet trajtuar aty. Sot, ftesa ime për ju erdhi për të pasur ne së bashku një dialog për këtë temë dhe për këtë projektligj. Si mund të koordinojmë energjitë për të zhvilluar betejën tonë institucionale në shërbim të qytetarëve dhe padyshim vendit tonë.

Qartësisht mazhoranca ka një përpjekje të qartë për të ndërtuar në këto zona të mbrojtura dhe për këtë ka një përgatitje për të shtyrë për herë të pestë Ligjin e Investimeve Strategjike. Gjurmët janë aty, vështirësia për të gjetur dokumentet, vështirësia për komentet e juaja dhe vetë kërkesa e kryebashkakëve që ka qenë shkaku se si nisi ky propozim. Dhe mbi të gjitha një tjetër kërkesë e mazhorancës për të shtyrë Ligjin e Investimeve Strategjike për disa vite janë mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë kërkohet. Nuk duhet harruar që Shqipëria ka këtë bukuri, ka premisa për këtë turizëm prej këtyre zonave të mbrojtura. Ndaj nuk është urtësi që të ndërtohet strategjikisht, të hidhet beton në këto zona, përkundrazi duhen mbrojtur për të ndihmuar akoma më shumë ekonominë dhe turizmin përmes ruajtjes së tyre. Prandaj ju falënderoj për praninë dhe ju ftoj në diskutim të hapur!”, thotë Tabaku.

 

 

Etiketa: Jorida Tabakuzonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Kryeministri i parë shqiptar në MV, ja kompetencat e Talat Xhaferrit

Kryeministri i parë shqiptar, Xhaferri: Ndryshim rrënjësor në…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com