GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zoran Zaev zbarkon në Athinë, takim kokë më kokë me kryeministrin grek

18:12 - 13/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zoran Zaev zbarkon në Athinë, takim kokë më kokë me kryeministrin grek
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është takuar këtë të enjte me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në pallatin Maximos në Athinë.

Zaev ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Forumin Ekonomik Delphi.

Gjatë këtij takimi, Mitsotakis dhe Zaev vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve duke ripohuar vullnetin e tyre për të shtuar mundësinë e bashkëpunimit, kryesisht në fushën e ekonomisë dhe energjisë.

Ndërkohë sa i përket mbështetjes së vendosur të Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe u shpreh për një zbatim me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës si pjesë e procesit.

“Takimi i sotëm do të na japë mundësinë për të diskutuar forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, duke u fokusuar në ekonomiapo energji, ku shumë projekte  janë duke u përgatitur. Sigurisht, do të kemi gjithashtu mundësinë të flasim për zhvillimet në procesin e pranimit të Maqedonisë Veriore, të cilat Greqia i mbështet, siç dihet, gjithmonë bazuar në rregullat dhe kushtet aktuale, në kontekstin e mbështetjes sonë të vendosur për rrugën evropiane”, ka thënë Mitsotakis duke shtuar: “Sigurisht, respekti për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimi i plotë, i qëndrueshëm dhe me mirëbesim i Marrëveshjes së Prespës – siç kemi diskutuar – mbetet jetësore. Këta janë treguesit kryesorë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për perspektivën e anëtarësimit të vendit tuaj në BE. Kështu që unë shpresoj, në një diskutim shumë konstruktiv dhe ju mirëpres përsëri në Athinë”.

Nga ana tjetër Zoran Zaev e ka konsideruar një mundësi të mirë diskutimin për marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin mes vendeve.

“Është një mundësi e shkëlqyerpër neqë të diskutojmë për marrëdhëniet e ngushta ekonomike. Është një mundësi e mirë për të folur për përparimin që kemi bërë në sektorin financiar, sepse me të vërtetë kemi ecur përpara. Unë gjithashtu do të doja të diskutoja çështjen e pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi ju jeni fqinji ynë kryesor, partneri ynë strategjik”, ka thënë Zaev.

Etiketa: Zoran Zaev

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Najada Çomo: Shqipëria do të pres shumë turistë këtë vit

Najada Çomo: Shqipëria do të pres shumë turistë këtë vit

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com