GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zoti i Drogës”, Apeli lë në fuqi konfiskimin e pronave të Alket Hatisë – Lista e pasurive dhe saga gjyqësore

11:02 - 15/08/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është Alket Hatija? SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi sekuestrimin e disa pasurive të Alket Hatisë dhe “personave të lidhur me të”, që sipas Prokurorisë së Posaçme nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Bëhet fjalë për 5 pasuri të paluajtshme, si tokë truall, apartament, garazh, një automjet dhe 49% të kuotave të një shoqëria tregtare.

Gjyqi për konfiskimin

Prokuroria e Posaçme bën me dije se më 31 Janar 2020, i është drejtuar Gjykatës me kërkesën për konfiskimin e pasurive të 50-vjeçarit nga Berati dhe personave të lidhur me të. Alket Hatija është deklaruar fajtor më 26 Mars 2010, nga ish Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë. Ky vendim është lënë në fuqi më 08.11.2010 nga ish Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Më 31 Tetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:

  1. Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 495 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija.
  2. Pasurinë e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 320 m2, me adresë Lagjia “Plazh”, Durrës, në pronësi të shtetasit Alket Hatija;
  3. Pasurinë e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 14.74 m2, me adresë Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në pronësi të personit të lidhur M. H.
  4. Pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 118 m2, me adresë Lagjia nr.1, Rruga “Taulantia”, Durrës, në pronësi të personit të lidhur F.H.
  5. Pasurinë e paluajtshme e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 65 m2, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetasit F. H.;
  6. Automjetin tip autoveturë i markës BMW, prodhim i vitit 2003;
  7. 49% të kuotave të subjektit “Aquila Marble” sh.p.k., që i përkasin personit të lidhur M.H.;

Kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme kanë ushtruar ankim subjekti Alket Hatija e personat e lidhur me të. Më 5 Korrik, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të GJKO për konfiskimin e pasurive.

“Zoti i Drogës” dhe saga për liri

Emri i Alket Hatisë u kthye në çështje gati 7 vite më parë, teksa mediat italiane njoftonin arrestimin e tij në Shqipëri duke e pagëzuar si “Zoti i drogës”.

Sipas autoritete italiane, vetëm gjatë viteve 2003-2004, ai ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Për herë të parë, Hatija u arrestua në Shqipëri në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Dosja u transferua në Shqipëri ku Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Hatinë me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010, duke konvertuar dënimin e autoriteteve gjyqësore italiane.

Ai rifitoi lirinë në 23 dhjetor 2014 pasi përfundoi vuajtjen e dënimit të dhënë në Shqipëri, për të njëjtin aktivitet kriminal për të cilin ishte dënuar nga gjykatat italiane me 20 vjet burgim.

Më pas, Hatija u arrestua sërish në 2017-ën, po me kërkesë të autoritete italiane me qëllim ekstradimi. Disa muaj më vonë, Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin dhe i hoqi masën “arrest në burg”, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Liri i tij solli polemika, teksa mbrojtja argumentoi se shpallja në kërkim e Hatijsë lidhej me dënimin e dhënë vite më parë nga drejtësë italiane dhe që ishte kryer tashmë nga “Zoti i Drogës” në Shqipëri.

Megjithatë, në vijim, Gjykata e Lartë e riktheu edhe njëherë në Shkallë të Parë çështjen, e cila kësaj here bashkë më Apelin pranuan ekstradimin. Por, Alket Hatija nuk u dorëzua. Nga arratia dhe përmes mbrojtësve të tij, çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila i dha përfundimisht fund kalvarit gjyqësor më 31 janar 2022, duke lënë në fuqi ekstradimin e tij përfundimtar drejt Milanos.

Arrestimi me qëllim ekstradimin u krye në gusht 2023 dhe më pas ai u ekstradua drejt shtetit italian. Megjithatë, gjykatat atje i rikthyen lirinë. Sipas raportimeve meditike, me një vendim më 18 2023, Apeli i Milanos pranoi kërkesën e mbrojtjes duke konstatuar se Hatija e kishte shlyer në Shqipëri dënimin me burg të dhëna nga autoritetet gjyqësore italiane.

Etiketa: Alket HatijakonfiskimKryesore1pasuri

Lajme të lidhura

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës
Aktualitet

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Para
Shantazhe me video intime përmes profileve false, pre dhe e mitura. Policia: Kërkonin deri në 3000 euro për të fshirë pamjet

Shantazhe me video intime përmes profileve false, pre dhe e mitura. Policia: Kërkonin deri në 3000 euro për të fshirë pamjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com