GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Zoti i sheh të gjitha”, shpërthimi i rrallë i gjermanit në fushë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zoti i sheh të gjitha”, shpërthimi i rrallë i gjermanit në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është e pazakontë dhe shumë e rrallë të shohësh Toni Kroosin të protestojë ndaj një arbitri. Gjermani është një lojtar shumë i qetë, i cili pothuajse nuk shihet kurrë në humor të keq, apo të bëjë gjeste të këqija në fushë. Ai as nuk shihet rregullisht duke protestuar ndaj arbitrave.

Por edhe ai ka treguar se është prej mishi e prej gjaku.

Të dielën e kaluar, në ndeshjen e Realit të Madridit kundër Seviljes, Kroos u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të pasi protestoi ashpër ndaj gjyqtarit të takimit Isidro Díaz de Mera pas një faulli ndaj Isak pranë zonës rivale. Kros protestoi gjatë, pasi siç u pa në ripërsëritje, ishte lojtari i Seviljes që u përplas me gjermanin. Kjo e zemëroi lojtarin e Madridit, i cili doli nga vetja për një moment.

Mesfushori i Realit i është kthyer dhe njëherë episodit të ndodhur të dielën. Në podkastin “Einfach mal Luppen” me vëllain e tij Feliks, ai ka komentuar veprimin e tij, duke mos shfaqur pendesë. “Mendoj se gjatë gjithë pjesës së parë të gjitha momentet e diskutueshme ishin kundër Realit të Madridit. Por edhe pamjet filmike kanë treguar se nuk kishte asgjë për të sinjalizuar. Ajo që më zemëroi aq shumë për kartonin tim të verdhë ishte se arbitri ishte në fakt një metër larg dhe pa gjithçka. Kjo ishte çmenduri.

Në thelb, unë largohem nga kundërshtari. E shoh që ka filluar të driblojë në zonën e tij dhe e shoh që dëshiron të përplaset me mua. Madje largohem që të mos ketë kontakt me mua, por gjyqtari fërshëllen një faull. Kjo ishte vetëm qershia mbi tortë. Zoti sheh gjithçka dhe ndoshta për këtë gjyqtari u dëmtua në këmbë. Kishte 80,000 spektatorë dhe të gjithë ishin të dëshpëruar me arbitrimin, deklaruar mesfushori i “los blancos”.

Kroos jo vetëm që kritikoi arbitrin, ai gjithashtu siguroi se ishte keq për Madridin deri në momentin e dëmtimit, sepse ishte kur ata po luanin më mirë. Ai ka pranuar se arbitri i katërt bëri një punë të shkëlqyer kur doli në fushë. “Ne patëm dy ose tre raste shumë të mira pak para se gjyqtari të ndalonte lojën, sepse u dëmtua.

Gjyqtari me të vërtetë bëri gjithçka gabim, madje u lëndua në momentin kur ishte më e keqja për ne të ndalonim lojën për shkak të mënyrës sesi po luanim.

Vërtet duhet thënë se arbitri i katërt u tregua një gjyqtar shumë më i zoti se Diaz de Mera. Ai bëri një punë të mirë”, shtoi gjermani. Kros nga ana tjetër ka nënvizuar se ishte Serxhio Ramos (ndonëse rival), që e ndihmoi ta kalonte atë moment me aq, pasi siç tregoi 34-vjeçari, protestat e mëtejshme mund t’i kishin kushtuar kartonin e kuq atij.

Etiketa: arbiterkroosprotesta

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
“Je bërë ushtare”, Sara Karaj-Romeos: Nuk më përdor dot… (VIDEO)

"Je bërë ushtare", Sara Karaj-Romeos: Nuk më përdor dot... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com