GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zv/kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan “Open Balkan”, do të pendohen!

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zv/kryeministri i RMV: Vendet që nuk iu bashkuan “Open Balkan”, do të pendohen!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv/Kryeministri i Maqedonisë Veriore për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi vizitoi gjatë ditës së sotme Panairin Ndërkombëtar të Tiranës ku pasqyrohet një Ballkan pa kufij ekonomikë.

Pasi vizitoi pavijonet nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, Bytyci tha për News 24 se panairi përfaqëson me së miri bashkëpunimin siç është iniciativa e Open Balkan dhe një epokë të re zhvillimi në rajon. Ai shton se shtetet që nuk i janë bashkuar iniciativës kanë djegur një mundësi të madhe.

“Ky panair është dëshmi e pastër e iniciativës “Open Balkan” dhe qëllimit që “Ballkani i Hapur” ka. Fatkeqësisht ne në Ballkanin Perëndimor nuk fokusohemi tek qëllimi në vetvete. Qëllimi i “Open Balkan” është që të rriten konkurueshmëria rajonale dhe e bizneseve. Ne duhet të sjellim biznesin më afër, ta ketë më të lirë për të lëvizur që të ketë mundësi të rritet si biznes pa marrë parasysh nëse atë e bëjnë në vendin e tyre apo e bëjnë në rajon. Do të vijë momenti kur ne do të bëhemi të gjithë pjesë e Bashkimit Europian, kur ndoshta ata që nuk do të jenë pjesë e “Open Balkan” tani do të thonë pse nuk e bëmë para disa viteve sepse do të jetë një mundësi e humbur”, tha Bytyqi.

“Ballkani i hapur” sipas zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të sjellë të ardhme më të mirë për ekonomitë e tre vendeve iniciatore. Javën që vjen Maqedonia e Veriut do të nënshkruajë një marrëveshje me Shqipërinë për lehtësimet në doganë duke zeruar pengesat burokratike të deritanishme

“Realisht tre shtetet iniciatore të “Open Balkan” Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe ajo realisht është e hapur gjithë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ne kemi ndërmarrë hapa konkrete. Vetëm dje dogana e Maqedonisë së Veriut firmosi marrëveshje me doganën e Serbisë për lirinë e mallrave dhe për uljen e shpenzimeve, mendoj se javën që vjen do ta bëjmë të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë, dalëngadalë po lehtësohen pengesat burokratike dhe administrative që kanë qenë prezente për një kohë të gjatë në këto vende. Janari do na presë më shumë risi në kuadër të “Open Balkan” sa i takon bizneseve“, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur zërave kritike për këtë iniciativë, zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se konfliktet politike duhet të lihen pas.

Etiketa: Maqedoni e veriutopen balkan

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
“Vdesin për lojë kur janë në nominim”, Iliri thumbon Einxhel dhe DJ Dagz

“Vdesin për lojë kur janë në nominim”, Iliri thumbon Einxhel dhe DJ Dagz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com