GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në Tiranë/ Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim

22:49 - 11/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyra e fshehtë e patronazhistëve të PS në Tiranë/ Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, duke folur nga dyert e komisariatit numër 2 në kryeqytet tha se bërë një kallëzim penal për krime zgjedhore. Duke folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi thotë se ka depozituara një kallëzim në Policinë e Shtetit, pasi ai dhe të tjerë kanë konstatuar një subjekt që shërbente si qendër elektorale për PS. Këlliçi thekson gjithashtu se kjo qendër ishte e paloguar dhe e padeklaruar.

Siç u pa edhe në pamjet filmike Këlliç thotë se në ambientet e zyrës elektorale janë gjetur zyrtarë të lartë, përfshirë dhe deputetin Erion Braçe. Për këtë të fundit Këlliçi njofton se ka bërë kallëzim në polici dhe se vetë Braçe ka pranuar se “zyra” ishte e tij.

“Ndodhem jashtë ambienteve të komisariatit numër 2 në Tiranë. Sapo kam bërë kallëzimin dhe deklaratën për rastin në fjalë, një krim elektoral që e kapëm në flagrancë, ku morëm një indicie të një zyre elektorale të padeklaruar të PS. Çuam zyrtarët tanë ku bënë verifikimin në vend, aty u konstatuan disa zyrtarë të shtetit.

Është qesharake, aty ishte dhe drejtoresha e Agjencisë të Inovacionit dhe të Ekselencës, një drejtoreshë e një kopshti në mos gaboj, një punonjës i tatimeve, një punonjës tjetër i njësisë bashkiake të cilët ishin mbledhur në një ambient të pa loguar, të PS ku ne patëm indicien për blerje vote. Menjëherë sapo kemi çuar anëtarët tanë, janë të filmuara edhe pamjet, kur  i pyesim se çfarë po bënin dhe ata menjëherë kanë paketuar të gjitha sendet personale, kanë marrë çanta shpine, dokumente, kanë hequr nga muret harta elektorale me informacione, lista me emra dhe të dhëna zyrtare dhe kanë ikur me vrap. Kanë dalë pamjet filmike në media.

Menjëherë sapo unë kam parë këto pamje filmike, në këto ambiente në njësinë numër 5, përballë ARRSH-së, ku kam gjetur brenda në zyrë Erion Braçen , Genci Lulja, i cili ishte mbyllur brenda dhe refuzonte të jepte informacion. Kam marrë 4 herë personalisht në telefon Policinë e Shtetit për t’i kërkuar dhe ka ardhur pas 45 minutash ndërkohë që e kemi patrullën përballë. Kam marrë numrin e Task-Forcës, të krimeve elektorale të SPAK, nuk më është përgjigjur askush.

Ka ardhur policia pas 45 minutash dhe ka pasur konflikt fizik çështja me këtë Gencin e Bales pasi ka ardhur policia dhe kemi bërë këqyrjen në vend. Kanë bërë proces verbal dhe ka qenë rasti më qesharak në botë, ku vetë deputeti Braçe ka deklaruar se është zyrat e tij personale dhe i pyetur në prezencën timen. i pyetur nga zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës tha se nuk e dinte se kush janë.

Pra në zyrën e tij personal ai nuk dinte ekipin e tij elektoral. Unë kam depozituar një deklaratë në Policinë e Shtetit, zonja Kalaja që ka qenë bashkë me mua ka depozituar një kallëzim për krim elektoral, për mos kallëzim, organizatë kriminale dhe korrupsion aktiv në zgjedhje”, tha Belind Këlliçi

Etiketa: BraceKellicizyra efshehte

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

Krimi i organizuar "orientoi" votën në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com