GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zyrtare, gazetarët do ndjekin fizikisht mbledhjet e komisioneve parlamentare

15:40 - 06/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtare, gazetarët do ndjekin fizikisht mbledhjet e komisioneve parlamentare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Byroja e Kuvendit, miraton ndryshimet në Rregulloren për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e medieve pranë Kuvendit të Shqipërisë. Kështu protestat e nisura një muaj më parë, për të mos lejuar izolimin e medias në institucionin kryesor për një republikë Parlamentare dha rezultat.

Reporterët do të mund të ndjekin fizikisht në Kuvendin mbledhjet e komisioneve parlamentare, teksa pamjet e prodhuara nga Kuvendi nuk do të jenë të vetmet që media do të mund të transmetojë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi firmën mbi vendimin e Byrosë së Kuvendit e cila rrëzoi vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke pranuar kërkesa të gazetarëve. Gjithashtu Kuvendi u tërhoq nga vendimi që punonjësit e gardës së republikës të shoqërojnë gazetarët në ambientet e Kuvendit, duke konsideruar si të nevojshëm vetëm kontrollin fillestar kur ata hyjnë në institucion.

Byroja vendosi shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

1. Lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambientet e komisioneve nga ana e tyre, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi.

2. Mundësimin e marrjes së planeve video për një minutazh të caktuar, duke përcaktuar një kohë në dispozicion për marrjen e këtyre planeve, rreth 5 minuta nga fillimi i mbledhjes.

3. Shoqërimin e përfaqësuesve të medias vetëm nga ana e punonjësve të Zyrës së Shtypit në Kuvend, në rastet kur është e nevojshme, dhe sipas përcaktimeve të lëvizjes dhe vendqëndrimit të tyre në këtë Rregullore.

4. Krijimin për gazetarët të një ambjenti të posaçëm qëndrimi, përveç atij te salla e medias/News Room, edhe në oborrin e jashtëm, brenda territorit të Kryesisë së Kuvendit, duke mundësuar atyre aksesin e tyre ndaj deputetëve dhe personave të tjerë për të cilët janë të interesuar.

5. Heqjen e detyrimit për dhënie informacioni Zyrës së Medias së Kuvendit, lidhur me çështjet konkrete që do të diskutohen, në kërkesat për intervista me deputetë në Kuvend.

Lajme të lidhura

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Breaking Views

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

15:53 - 24/02/26
Para
Blutë nisin aksionin në bregdetin e Durrësit, sekuestrohen shezlongë e çadra në disa subjekte

Vdekja e 29-vjeçares pas lindjes, reagon Policia e Durrësit: Po kryhet ekspertiza, mbërriti pa shenja jete në spital

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com