GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zyrtare, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK do nisë më 3 prill

15:25 - 15/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtare, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK do nisë më 3 prill
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Prokuroria

Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet. Prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë thënë se pajtohen që procesi gjyqësor të nisë më 3 prill. Prokuroria ka argumentuar se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor. Mbrojtja, në anën tjetër, ka kërkuar që procesi të mos zgjasë pafund dhe i ka kërkuar gjykatës që të shkurtojë kohën e paraqitjes së provave nga Prokuroria.

Rasti

Sipas mbrojtjes, Prokuroria ka “mungesë të qartë fokusi” në mënyrën si është paraqitur rasti.

“Të gjithë vijmë të pika që në fund do të kemi një material shumë të gjerë, që askush nuk e di sa i rëndësishëm është. Avantazhi i Prokurorisë është që në këtë mënyrë e shtyn çështjen, duke futur sa më shumë materiale në proces”, ka thënë avokati mbrojtës i Veselit, Ben Emmerson.

Shkembimet

Këto shkëmbime mes palëve janë kryer në konferencën përgatitore të 15 shkurtit për këtë proces gjyqësor. Përgjatë konferencës, gjyqtari Charles Smith III, ka kërkuar nga Prokuroria që të konfirmojë nxjerrjen e të gjitha materialeve që i posedon. Prokuroria ka thënë se mund të ketë edhe 700 dokumente shtesë për t’i prezantuar, përveç 56 mijë dokumenteve që tashmë ka thënë se i ka dorëzuar mbrojtjes.

Avokati mbrojtës i Krasniqit, Aidan Ellis, ka thënë se beson që mbrojtjes ende nuk i janë dorëzuar të gjitha materialet që i posedon në total Prokuroria. Gjykatësi Smith III, ka thënë po ashtu se beson që mbrojtja nuk është pajisur me të gjitha dokumentet.

Elementi i nxjerrjes se materialeve

“Elementi i nxjerrjes së materialeve është thelbësor për një proces të rregullt gjyqësor dhe nuk është detyrë dytësore e Prokurorisë. Çdo që keni në zotërimin tuaj do të duhej të ishte nxjerrë. Nuk ka asnjë arsye për këtë gjë. E kuptoj nëse (materialet) i keni marrë dje ose pardje dhe duhet të jepni njoftim, por nga ana tjetër, duhet të keni parasysh se ne do ta fillojmë procesin gjyqësor së shpejti”, ka thënë gjykatësi Smith III.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Krimet

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës. Kjo gjykatë e ka shqiptuar dënimin e parë për krime lufte në dhjetor të vitit të kaluar.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë. /Rel/

Etiketa: gjyqikreretUçk

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
BE çon Poloninë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

BE çon Poloninë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com