Klubi i Partizanit ka rikthyer pas disa sezonesh sulmuesin Griseld Lika. Ky lajm është bërë publik nga klubi i ‘Kuq’ i kryeqytetit në një postim në rrjetet sociale, ku thekson se 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.
“FK Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Griseld Likën. 23 vjeçari i cili luan si sulmues i majtë ka nënshkruar për një vit me të kuqtë. Lika është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën pas eksperiencës së fundit në kampionatin kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis.”-thuhet në postim.
Ndërkohë rikujtojmë se në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis. Ndërsa së fundmi ishte pjesë e kampionatit kosovarë me klubin e Arbërisë./Gijotina.com