GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtarët e Bashkisë Dimal dënohen për rryshfet me lejen e ndërtimit

19:26 - 31/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarët e Bashkisë Dimal dënohen për rryshfet me lejen e ndërtimit

Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. /r/n/r/nThe building of the Special Court against Corruption and Organized Crime (SPAK), which began work this Friday.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër zyrtarë të Bashkisë Dimal, të akuzuar se jepinin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit, u dënuan në total me 7.5 vjet burg për vepra penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të martën më 31 tetor dënimet ndaj katër zyrtarëve të Bashkisë Dimal, të akuzuar për shërdorim detyre dhe korrupsion, si dhe ndaj menaxherit të një subjekti privat dhe një inxhinieri, pasi u akuzuan për përfshirje në veprime të kundërligjshme në dhënien e lejeve të ndërtimit kundrejt ryshfetit tre vjet më parë.

Pasi u njoh me konkluzionet përfundimtare të të pandehurës Valentina Jançe, e cila kërkoi pafajësi ose dënim alternativ, trupi gjykues i kryesuar nga Flora Hajredinaj vendosi të deklarojë fajtorë të gjashtë të pandehurit, të cilët kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar uljen e një të tretës së dënimit.

Përgjegjësi i shërbimeve në Bashkinë Dimal, Arben Guraj u gjet fajtor për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim; “Korrupsioni pasiv…, e aktiv”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ai u dënua në total me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkutuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj burgim.

I pandehuri Altin Pali, me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës në këtë bashki, akuzuar për “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv…”, u dënua me 3 vjet heqje lirie dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vjet burgim. Për të njëjtat vepra penale u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj e pandehura Valentina Jançe, përgjegjëse sektori e urbanistikës pranë Bashkisë Dimal. Agim Çunaj, me detyrë përgjgjës i IKMT pranë kësaj bashkie, u dënua për shpërdorim detyre me 1 vit e 6 muaj. Zyrtarëve të akuzuar, i’u hoq e drejta e mbajtjes së funksioneve publike për 5 vjet.

Menaxheri i subjektit privat, Vait Koshi, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv…” u dënua me 1 vit burg, ndërsa inxhinieri Arjan Demiri me 8 muaj burg. Ndaj këtyre dy të pandehurve u vendos shuarja e masës së sigurisë, pasi rezulton që të kenë kenë tejkaluar masaën e dënimit të dhënë nga gjykata.

Gjykata konfiskoi një shumë prej 50 mijë lekësh që konsiderohet e provuar se është vlera që është dhënë në formë ryshfeti.

Hetimet ndaj zyrtarëve të Bashkisë Dimal nisën më 25 nëntor të vitit 2020, pasi një qytetar denoncoi shkatërrimin e pronës së tij i nga ana e njësisë vendore për ndërtimin e një lulishteje. Por nga hetimi rezultoi se bashkia kishte dhënë një leje për të ndërtuar në këtë pronë. Shkatërrimi i pronës së denoncuesit rezultoi si favorizim dhe jo me qëllim zgjerimin e hapësirave publike, siç kishte pretenduar Bashkia Dimal, zyrtarët e së cilës, të cilët dhe u morën të pandehur, u akuzuan se jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit. /BIRN/

Etiketa: Bashkia DimalGJKKOzyrtaret

Lajme të lidhura

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre të huaj
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre të huaj

15:49 - 21/12/25
Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë
Aktualitet

Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë

15:30 - 21/12/25
Para
Si votoi Shqipëria për Topin e Artë – bëhen publike votat

Si votoi Shqipëria për Topin e Artë – bëhen publike votat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë
Breaking Views

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

Gabriel Ramaj po monitorohet nga St Galen, Slavia e Pragë dhe Marseja. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 konsiderohet si një nga...

Lexo më shumë
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

17:29 - 21/12/25
Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare

Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare

17:11 - 21/12/25
Superkupa e Italisë/ Conte flet para përballjes me Bolonjën: Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit…

Superkupa e Italisë/ Conte flet para përballjes me Bolonjën: Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit…

17:06 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com