GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA: Doza e tretë e vaksinës nuk është ende e nevojshme

16:22 - 09/07/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA: Doza e tretë e vaksinës nuk është ende e nevojshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania Pfizer njoftoi se është gati të kërkojë autorizimin në Shtetet e Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19, por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se një dozë përforcuese nuk është ende e nevojshme.

Kompania tha të enjten se një dozë tjetër mund të rrisë në mënyrë dramatike imunitetin dhe ndoshta mund të ndihmojë në parandalimin e varianteve shqetësuese të koronavirusit. Pfizer thotë se të dhënat e hershme nga një provë e kryer nga kompania sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit rriteshin pas marrjes së një doze të tretë. Por aplikimi nga ana e kompanisë nuk do të thotë se doza e tretë do të dalë së shpejti në qarkullim për t’u injektuar.

Do të jenë zyrtarët e shëndetit publik që do të vendosin nëse ajo është vërtet e nevojshme. Deklarata e përbashkët e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Ilaçeve doli pas njoftimit të Pfizer-it. Në deklaratë thuhej se ato duan të shohin më shumë të dhëna para se të autorizojnë një dozë përforcuese.

Kërkimet nga shumë vende tregojnë se vaksinat Pfizer dhe të tjera të përdorura gjerësisht kundër COVID-19, ofrojnë mbrojtje kundër variantit shumë ngjitës delta, i cili po përhapet me shpejtësi në gjithë botën dhe tani llogaritet se paraqet shumicën e infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara.

Dy doza të shumicës së vaksinave janë thelbësore për të zhvilluar nivele të larta të antitrupave që luftojnë të gjitha variantet e virusit, jo vetëm variantin delta – dhe shumica e vendeve të botës është në pritje të dozave fillestare mbrojtëse ndërsa pandemia vazhdon të zgjerohet.

Por, antitrupat natyrshëm zbehen me kalimin e kohës, kështu që studimet janë duke u zhvilluar për të treguar nëse dhe kur mund të duhen doza shtesë.

Dr. Mikael Dolsten i kompanisë Pfizer i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se të dhënat e hershme nga studimi i ri i kompanisë sugjerojnë që nivelet e antitrupave rritte pesë deri në dhjetëfish pas një doze të tretë.

Por Dr. William Schaffner, një ekspert i vaksinave në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt thotë se autoritetet e shëndetit publik do të duhet të vendosin nëse është vërtet e nevojshme, veçanërisht kur miliona njerëz nuk kanë mbrojtje.

“Vaksinat u krijuan për të na mbajtur jashtë spitalit” dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht variantit më ngjitës delta, tha ai. Dhënia e një doze tjetër do të ishte “një përpjekje e madhe ndërsa ne po përpiqemi t’u japim njerëzve dozën e parë”.

Aktualisht vetëm rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar – dhe disa pjesë të vendit ka norma shumë më të ulta të imunizimit, në zona ku varianti Delta po rritet. Të enjten, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha që kjo çon në “dy realitete” – zonat shumë të imunizuara të Amerikës që po kthehen normalitetit ndërsa shtrimet në spital po rriten në zona të tjera. /VOA

Lajme të lidhura

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Para
Meta viziton shkollën 9-vjeçare në Sarandë, e vlerëson me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Meta viziton shkollën 9-vjeçare në Sarandë, e vlerëson me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

TË FUNDIT

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!
Aktualitet

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!

11:26 - 31/03/26

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si skandalin më të fundit me koncesionin e sterilizimit, i cili...

Lexo më shumë
Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit

Tjetër hakerim nga ‘Homeland Justice’, hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë

11:01 - 31/03/26
‘Zemra e Dardanisë’/ Kombëtares së Kosovës i kushtohet këngë në ditën e saj historike drejt Botërorit

‘Zemra e Dardanisë’/ Kombëtares së Kosovës i kushtohet këngë në ditën e saj historike drejt Botërorit

10:40 - 31/03/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:32 - 31/03/26
Arsyet pse duhet të konsumoni më shumë luleshtrydhe

Luleshtrydhet me pesticide! Eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja ç’duhet të bëni

10:14 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com