GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zyrtari i DASH: Ndroqi, Rakipi dhe të tjerët përbëjnë kërcënim serioz

23:23 - 11/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
SHBA tjetër thirrje Putinit: Ndalo gjakderdhjen e tërhiq trupat menjëherë nga Ukraina!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i DASH ka reaguar në një deklaratë për mediat lidhur me shpalljen non grata të 7 zyrtarëve në Ballkan, përfshi këtu Ylli Ndroqin dhe Aqif Rakipin. Ai tha se, Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe ish-zyrtarë të lartë dhe figura publike në vende të tjera të Ballkanit për korrupsion, pasi ata përbëjnë rrezik të lart ekonomik.

“Ne i kemi ndërmarrë këto veprime në përgjigje të përfshirjes së këtyre ish-zyrtarëve në korrupsion të konsiderueshëm. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dy vendet dhe gërryen besimin e publikut në qeveritë e tyre”, shprehet në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

 

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha në një konferencë virtuale audio për shtyp, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të realizojnë potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe demokratik, duke luftuar korrupsionin endemik.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbajnë përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Sanksionet janë nga Departamenti i Shtetit dhe Thesarit.

“Njerëzit e caktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të drejtë në Ballkanin Perëndimor,” tha në një deklaratë, nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit kanë në shënjestër edhe ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi nga Shqipëria.

Departamenti i Thesarit tha se krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri.

“Aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të kanalizuar mbështetjen për kandidatët e preferuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

“Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka një ndikim dëmtues dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”, thotë Departamenti i Thesarit.

Deklarata thotë se grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose favore në këmbim të votave për partinë e tyre politike të preferuar.

“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup të Krimit të Organizuar, brenda së cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë”, thotë Departamenti i Thesarit.

Ndërsa ish-deputeti Rakipi, u përjashtua nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit, djali i tij Ornaldo Rakipi u përfshi në listat e kandidatëve socialistë për Tiranën, ku në mënyrë surprizë, mundi të zgjidhej deputet falë një numri të lartë votash personale që arriti të mbledhë.

Lidhur me biznesmenin Ylli Ndroqi, Departamenti i Thesarit tha se ai është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale.

“Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Zoti Ndroqi përcaktohet për përgjegjësi ose bashkëpunim, ose përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion.

“Ndërsa këta individë mund të kenë arritur t’i shmangen drejtësisë në vendet e tyre, ata nuk do të jenë më të lirë të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara ose me sistemin financiar ndërkombëtar. Si rezultat i veprimeve të sotme, të gjithë individët e caktuar do të bllokohen nga marrëdhëniet me individët dhe bizneset amerikane”, tha në konferencën e shtypit një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale.

“Në mënyrë të veçantë, ka informacione të besueshme se Gruevski shpërdoroi detyrën duke kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, shpërdoroi fondet publike dhe ndërhyri në proceset zgjedhore për të përfituar politikisht ai vetë dhe partia e tij”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit”.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara nuk kanë për qëllim të përçojnë një mesazh politik apo “të mbështesin ndonjë alternativë politike.

“Ka të bëjë vetëm me korrupsionin dhe ka të bëjë me korrupsionin dhe kur ne e vërtetojmë dhe e identifikojmë atë. Dhe së dyti, ne do të vazhdojmë ta bëjmë të punojmë me qeveritë në rajon për t’u siguruar që edhe ato luftojnë korrupsionin brenda vendit”, tha ai.

Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës lidhur me faktin se shpesh figurat e sanksionuara me profilin më të lartë janë ish-zyrtarë, zyrtari i lartë tha se kjo mund të ketë të bëjë me procesin e përcaktimit.

Etiketa: Aqif RakipiDASHkorrupsionnon-gratYlli Ndroqi

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Rriten temperaturat, zbuloni çfarë ka rezervuar moti për sot

Rritje temperaturash, si parashikohet moti për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com