GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zyrtari i lartë britanik parashikon “fundin” e Putinit, zbulon ku do të burgosej nëse dënohet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ukrainasit dhe rusët janë një popull”, Putin takim me Këshillin e Sigurimit: Civilët po përdoren për mburojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dominic Raab, është pyetur nëse do të mirëpriste Vladimir Putinin në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

“Të mos dalim prej vetes për momentin”, u përgjigj ai. “Ne duam të shohim Putinin të dështojë në Ukrainë”, pohoi britaniku.

I shtyrë të përgjigjej nëse do të kishte hapësirë në një burg në Mbretërinë e Bashkuar për presidentin e Rusisë, Raab tha se “Shiko, ne e kemi bërë këtë më parë – Charles Taylor, (Radovan) Karaxhiç, nëse (Slobodan) Millosheviç do të kishte mbijetuar, ai do të kishte përfunduar në një burg të sigurisë së lartë”.

Ish-presidenti liberian Charles Taylor u detyrua të vuante dënimin në një burg në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, ndërsa Radovan Karaxhiç – lideri politik serb i Bosnjës i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës – u transferua vitin e kaluar në një burg në Mbretërinë e Bashkuar, raporton skynews.

“Sigurisht, nuk do të doja të paragjykoja asnjë hap të procesit ligjor, por ajo që po them është me aleatët tanë në mbarë botën, veçanërisht me ata që mbështesin ICC (Gjykatën Penale Ndërkombëtare)… ne të gjithë kemi nevojë për të punuar së bashku për t’u siguruar që ka një efekt të besueshëm parandalues”, shtoi Raab.

Ai shtoi se kjo mund të bëhet duke mbështetur gjykatën dhe “askush nuk ka bërë më shumë se Mbretëria e Bashkuar në këtë drejtim”.

I pyetur nëse ishte një rast i “çfarëdo që të duhet, Mbretëria e Bashkuar do të bëjë”, Raab u përgjigj se “Ka një përpjekje ekipore dhe një proces për të kaluar nëpër të cilin nuk do të doja të paragjykoja, por shikoni historikun tonë. është ajo që do të thoja”.

Ndryshe, Britania së bashku me 37 shtete të tjera ka deponuar lëndën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare teksa pretendojnë se rusët kanë kryer mizori gjatë pushtimit të Ukrainës.

Etiketa: Dominic RaabRusiUkraine

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
Lufta në Ukrainë/ Netflix pezullon projektet nga Rusia

Lufta në Ukrainë/ Netflix pezullon projektet nga Rusia

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com