GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtari shqiptar i lidhur me spiunin e huaj?! Eksperti: Ky vend s’mund të shitet për shkollimin e djalit

21:59 - 24/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtari shqiptar i lidhur me spiunin e huaj?! Eksperti: Ky vend s’mund të shitet për shkollimin e djalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimi Informativ Shqiptar ka publikuar raportin për vitin 2021 , ku ka shkruajtur se një prej zyrtarëve të lartë të kabinetit qeveritar është munduar të shesë informacione që përbëjnë sekret shtetëror tek njëri prej diplomatëve të huaj nga vendet të cilat konsiderohen “jo miqësore”.

I ftuar në studion e Radar Informativ, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur mbi këtë raport tha se janë intensifikuar sulmet dhe survejimet nga vendet jo miqësore. Aktualisht vende jomiqësore për Shqipërinë janë Rusia dhe Irani.

Karamuço ka zbuluar se zyrtari i kabinetit qeveritar i identifikuar si “Çelësi” do t’i shiste sekrete shtetërore diplomatit, në këmbim të shkollimit të djalit të tij jashtë.

Karamuço tha se për këtë çështje ishin vënë në dijeni presidenti i republikës dhe kryeministri. Ndërkaq, zyrtari shqiptar ishte shkarkuar nga detyra por nuk ishte arrestuar ndërsa diplomati i huaj ishte dëbuar.

“Dyshohet që është një funksionar i lartë që vitin e kaluar që ka komunikuar me një diplomat, kanë pasur shumë kontakte. Ai ka marrë para i është dhënë edhe një bursë nga ai shtet dhe në këmbim të kësaj ka dhënë informata sekrete shtetërore. Pseudonimi i tij është “çelësi” dhe i huaji është “rezidenti”. Është një histori që është mbajtur sekret.“Çelësi” është një funksionar i kabineteve të larta qeveritare. Ka marrë para dhe ka çuar djalin në një shkollë jashtë vendit në këmbim të sekreteve shtetërore. “Rezidenti” është i huaji, e ka marrë në restorante jashtë Tirane. I ka qarë hallin, që unë kam vetëm një rrogë, dua të çoj djalin jashtë. Ky i ka thënë do të ndihmoj për djalin. Kanë rënë dakord. Deri këtu mbyllet historia e publikuar nga SHISH. Diplomati është larguar menjëherë dhe është shpallur non grata. Ndërsa zyrtari nuk e ka konsumuar si vepër. Presidenti dhe kryeministri janë në dijeni të kësaj ngjarje që ka ndodhur vitin e kaluar. Ai është lëvizur nga posti, por nuk është arrestuar. Bëhet fjalë për kabinetin e ngushtë”, tha ai.

Eksperti shton më tej se duhet të mësojmë se cili është “çelësi” i kapur në përgjime. “Ne duhet të dimë kush është “çelësi”. Ky vend nuk mund të shitet për shkollim djali. Unë dua ai person që e ka bërë këtë gjë duhet të shkojë në burg. SHISH ka dashur ta bëjë në një formë skupi për të rritur edhe vigjilencën në shoqëri. Ne i dinim të vjetra këto. Do ketë të tjera tentativa dhe ne nuk duhet të kemi njerëz që shiten kaq lirë.

Etiketa: raportSHISHzyrtar

Lajme të lidhura

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

20:35 - 26/02/26
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku
Aktualitet

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:12 - 26/02/26
Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim
Aktualitet

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

19:00 - 26/02/26
Para
Negociatat/ Tabaku: Dështimi më i madh i qeverisë, po fshihet pas vetos bullgare

Negociatat/ Tabaku: Dështimi më i madh i qeverisë, po fshihet pas vetos bullgare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26

Në Report TV, u diskutua për ndryshimet e fundit në Qeveri. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se mendonte se...

Lexo më shumë

23:38 - 26/02/26
Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

Adriano Celentano ‘i jep’ trofeun Ermal Metës në Sanremo: Këngë e mrekullueshme, e pamundur të mos fitosh!

22:41 - 26/02/26
Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

Mesazhi për Ballukun, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen e PS

22:24 - 26/02/26
Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com