GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zyrtarja amerikane: Serbia ka në tavolinë sanksionet për Rusinë, le të vendos

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtarja amerikane: Serbia ka në tavolinë sanksionet për Rusinë, le të vendos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështjet evropiane dhe aziatike, Karen Donfried tha në një intervistë për mediumin Politika, më 28 prill se çështja e sanksioneve kundër Rusisë është në tavolinë para Serbisë, por se Serbia duhet të vendosë vetë se si të vazhdojë .

“Ne mbështesim Serbinë në harmonizimin e mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Ukrainën në luftë, por gjithashtu t’i bëjnë të ditur Rusisë se ajo duhet të paguajë çmimin për atë që bën,” tha Donfried. Më 26 prill, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me Donfried për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi, integrimin evropian të Serbisë dhe bashkëpunimin rajonal.

Donfried tha se kishte një bisedë “magjepsëse” me presidentin Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.  “Vuçiq e ka shumë të qartë se ku e sheh të ardhmen e Serbisë, dhe kjo është BE-ja”, tha Donfried.

Donfried theksoi gjithashtu se “është shumë e rëndësishme që Serbia votoi për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut”.I pyetur për ndikimin rus dhe kinez në Serbi, Donfried deklaroi se Serbia duhet të mendojë se kush e mbështet dhe kush nuk do të donte të kishte sukses.

“Unë mendoj se Serbia do të duhet të marrë vendime të rëndësishme se si të pozicionohet,” tha Donfried. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar më 28 prill se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët së fundi kanë vizituar Beogradin, nuk i kanë vendosur ultimatume Serbisë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara, por është e qartë në mbështetjen vetëm të vendimeve që nuk kanë të bëjnë me sanksionet. /REL

Etiketa: BELuftereagimRusisansksionesekretarja amerikaneUkraine

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu
Botë

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Para
Belgjika iu tregon “derën e burgut” 3 shqiptarëve

Belgjika iu tregon “derën e burgut” 3 shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26

Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur...

Lexo më shumë
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com