GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtarja e lartë e DASH: Në Shqipëri, problem korrupsioni

12:50 - 16/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtarja e lartë e DASH: Në Shqipëri, problem korrupsioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland u shpreh se problemi i korrupsionit në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll dhe të tejkalohet me ndihmën e SPAK-ut.

Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Tiranë, ajo tha se nëse vendi arrin të mundë korrupsionin do të integrohej në BE dhe do të thithte sa më shumë investime.

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha zyrtarja e DASH.

Sipas saj, Shqipëria nuk mund të përparojë e vetme, ndaj garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA dhe BE duan që ta kenë partnere vendin tonë.

“Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë – tha Colleen Hyland – është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj”.

“Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë. Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë  cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj.

Gjithashtu natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve që zhvillohen, a janë ato në përputhje me idealet tuaja kulturore? A ka një element të sigurisë kombëtare që duhet marrë në konsideratë, sepse ligji thotë nëse ju do të ndiqni psh në një tender fiton kompania që ofron çmim më të ulët, nëse ku ofertues do të ishte nga një vend që nuk ofron një cilësi sipas standardeve që duhet, duhet të siguroheni që të keni një mekanizëm ligjor që të merrni ofertuesin më të mirë në bazë të kritereve”, deklaroi Colleen Hyland.

Ajo theksoi më tej se në mënyrë që të bëhet përpara nga ana ekonomike dhe ana individuale çdo vend i rajonit do të ishte mirë të ishte pjesë e një grupi të përbashkët të Ballkanit Perëndimor të integruar.

“Kur të kalohen këto dhe të mendosh për begatinë dhe stabilitetin dhe qëllimet afatgjatë të rajonit për të qenë pjesë e një demokracia të madhe, projekteve siç është Bashkimi Evropian, kjo duhet të jetë motivuese. Nuk mendoj se ka gjë më motivuese sesa sipërmarrësit dhe personat e biznesit që duan të investojnë në këtë rajon dhe duan të mbeten këtu me vende të mira pune.

Këto konferenca janë të mira  për të çuar përpara këtë do të ishte shumë mirë nëse do kishte një rezultat që do të vinte në fund të kësaj dhe mund të merreni veprime. Kur kolegët e Bankës Botërore vijnë dhe ju flasin ata kanë të dhëna që mbështesin fjalët që unë kam ndarë me ju, por ju keni nevojë të shihni shumë larg për të parë përfitimet  e bashkëpunimit rajonal në qasjen drejt BE dhe SHBA janë absolutisht mbështetëse të kësaj”.

Etiketa: DASHkorrupsion

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
U përfol për një lidhje me Drini Zeqon, Dea Vieri i jep fund dyshimeve: Ky është momenti…

“Dua seks të shpejtë”/ Denoncimi i Dea Vierit: Si më ngacmoi pronari ku shkova për të kërkuar punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar....

Lexo më shumë
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com