GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Elbasani në kolaudim, objektiv korrigjimi i shënjestrës

17:05 - 25/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasani në kolaudim, objektiv korrigjimi i shënjestrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miqësoret janë ndër mënyrat më efek tive për të harmonizuar një skuadër dhe sidomos kur ajo është rindërtuar nga e para. Ky është rasti tipik i Elbasanit, që deri në këtë fazë të merkatos ka afruar 13 futbollistë. Kanë planifikuar që të marrin edhe të tjerë, në një kohë që aktualisht vijojnë provën edhe dy të huaj (sulmues brazilian Leo Melo dhe mesfushori ekuadorian Zhoao Kuinonez). Të vendosur në këtë situatë, kolaudimi i grupit është një sfidë më vete.

 

PLANI ME MIQËSORET

Për këtë arsye, klubi ka projektuar edhe pesë miqësore të tjera gjatë fazës përgatitore. Duke nisur që sot, nis cikli i ndeshjeve. Kundërshtar do të kenë një tjetër ekip të Ohrit, Voskën, që këtë sezon është ngjitur në elitën e futbollit maqedonas. Të shtunën pastaj do të përballen me Dinamon, për të vijuar me Skënderbeun dhe Laçin nga Superiorja dhe për ta mbyllur me rivalin e Kategorisë së Parë, Luzi 2008. Këto sfida do të japin një pasqyrë më të qartë të Elbasanit të këtij sezoni, i cili hyn me petkun e pretendentit.

 

NGËRÇI ME GOLIN

Në dy miqësoret e para, ajo me Kukësin e mbyllur 2-2 dhe me Ohrin 0-0, është evidentuar se problemi qëndron te goli. Dede ka bërë mjaft eksperimente me të gjitha rolet, por thuajse për asnjë moment nuk ka pasur të gjithë së bashku në fushë ata që në letër janë projektuar për titullarë. Megjithatë, problemi i golit ka rënë në sy.

Ndaj Kukësit, Elbasani vërtetë shënoi dy gola, por një e realizoi me penallti, ndërsa tjetrin me një goditje nga jashtë zone. Bëhet fjalë për një Kukës që, edhe pse militon në Superiore, po rindërtohet nga e para dhe me shumë djem të rinj. Ndaj Ohrit, më pas nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, ndonëse mundësitë i patën dhe iu mohua një penallti flagrante.

Në repartin ofensiv, verdheblutë kanë një “ushtri” me lojtarë, por deri me tani askush nuk ka dalë në skenë që të bëjë goleadorin për skuadrën dhe që të ofrojë sigurinë, e cila kërkohet në këtë pozicion. Gjithsesi, kur kampionati do më shumë se një muaj të fillojë, Elbasani dhe Dede kanë të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për të gjetur çelësin që skuadra të funksionojë, sepse tani është ende në fazë eksperimentale./PanoramaSport

Etiketa: AF Elbasani

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Zjarri në Kraps, digjen dy banesë/ Ndërhyrje nga ajri kundër flakëve

Zjarri në Kraps, digjen dy banesë/ Ndërhyrje nga ajri kundër flakëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

Një aksident ka ndodhur në zonë “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku automjeti i 24-vjeçares ka humbur kontrollin dhe ka...

Lexo më shumë
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com