GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

1 mln lekë varri në Tufinë, i pandehur drejtori i bashkisë Tiranë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
1 mln lekë varri në Tufinë, i pandehur drejtori i bashkisë Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Prokuroria e Tiranës, i ka dhënë fund çështjes penale që flet për biznesin e shitjes së varreve në Tufinë, të krijuar nga zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Eliodor Ndini, Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, është marrë i pandehur për tri vepra penale. Mes të cilave dhe korrupsionit pasiv. Pasi për çdo varr merrte shuma financiare nga 200 deri në 1 milion lekë të vjetra.

Në këtë skemë kanë qenë të përfshirë dhe punonjës të tjerë të bashkisë, si Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazmend Daja. Të cilët janë marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Në listë e të pandehurve janë dhe Bujar Lica, Alban Ajazi, Endrin Milla, Fatjon Gjonaj, Roza Ndoj. Si dhe Julian Çuka, Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj.

Njëherësh Ndini, dhe persona të tjerë merrnin përsipër kundrejt lekëve legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe nxjerrjen e kredisë së butë nga Bashkia, për emra të përveçëm. Dosja penale me Nr.4811 tregon raste të përsëritura dhe të përditshme të Eljodor Ndinit. I cili për një varrim që kryhej në parcelën e varrezave në Tufinë, kërkonte nën dorë shuma të konsiderueshme lekësh.

Në dosje jepet një rast i pastër i korruptimit të Ndinit dhe punonjësve të tjerë të bashkisë, pasi është mbikëqyrur fillimisht nga sektori ekonomik në policinë e Tiranës, ku oficerët Marlind Shkreli, Erjon Ismaili dhe Ledion Kolgjoka, kanë kryer një sërë veprimesh për të zbuluar veprimtarinë kriminale që kryhej në një nga ndërmarrjet e bashkisë Tiranë.

Në materialin hetimor të siguruar flitet për një nga disa episodet e hetuara. Ku Eljodor Ndini është kapur duke marrë para dhe euro, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë.

Ky episod është trajtuar duke futur një agjent policie, i cili është kamufluar si banor i Tiranës. Agjenti është shtirur duke krijuar një histori se halla e tij që jetonte në Gjermani kishte ndërruar jetë. Dhe në familjen e saj në Tiranë kishin nisur përgatitjet për të zhvilluar ceremoninë e varrimit.

Agjenti është interesuar tek Agjencia e Shërbimit Funeral në Bashkinë Tiranë, duke zhvilluar një takim me drejtorin Eljodor Ndinin. Qëllimi i këtij takimi ka qenë pikërisht sigurimi i një vendi të mirë për varrimin e hallës që kishte ndërruar jetë në Gjermani.

Nga përgjimi ambiental, rezulton se Eljodor Ndini, e siguron se do i gjente një vend të mirë për hallën, por duhej të respektohej nga ana e farefisit pasi vendet ishin të limituara. Nga ana tjetër agjenti i premton gjatë bisedës drejtorit Ndini, se pjesën e respektit dhe pagesën mos ta kishte merak fare.

Ata e kanë lënë të takohen edhe një herë tjetër në ambientet e një lokali në Tiranë. Ku agjenti që interesohej për një varr për hallën në Tufinë i ka dhënë shumën prej 800 mijë lekë të vjetra Eljodor Ndinit. Ky i fundit del në përgjime se tashmë puna është mbyllur. Pasi vendi i varrimit është gjendur dhe kishte pamje të mirë.

Lexo edhe: Veliaj vjedh edhe të vdekurit! 100 mln lekë pa garë për varrezat

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimarrestElton QynohetimepazareVarrezat TufineVjedhje

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Dendias në Tiranë: Çështja e detit do të shkojë në Hagë

Dendias në Tiranë: Çështja e detit do të shkojë në Hagë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com