GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

10 aspekte se si interneti ka ndryshuar jetën tonë

23:04 - 22/11/21
në Lifestyle, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 5 min
A A
10 aspekte se si interneti ka ndryshuar jetën tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E imagjinoni dot jetën pa internet? Thjesht mbyllni sytë për një moment dhe mendoni se si ishte jeta para shpikjes të tij. Nëse je fëmijë i internetit, është thjesht e pamundur.

Të rinjtë ose konsumatorët kryesorë të internetit nuk do mundeshin të përjetonin asnjë ditë nga jeta e tyre pa pajisje elektronike. Ekzistojnë akoma zona pa shtrirje interneti, por për ne që jetojmë në shtete të zhvilluara është shumë e vështirë ta imagjinojmë jetën pa Google, Amazon, Apple apo Facebook.

Interneti është akoma diçka e re, këtë vit bën 32 vjet që nga krijimi i tij. Megjithatë përdorimi i tij ka lënë pasoja afatgjatë në konceptin tonë për jetën. Ҫdo gjë filloi me një tel të lidhur në telefon dhe tani ne mund të mbajmë të gjithë botën në duart tona.

Sipas statistikave mbi 1 miliard website janë online, mbi 15 miliard artikuj janë shitur onlinë në Amazon që në fillim të 2021 dhe mbi 50 milion informacione ndahen çdo ditë në internet.

Interneti ka prekur dhe ndryshuar shumë aspekte të jetës tonë. Ja 10 mënyra kryesore sesi internet ka ndryshuar jetën tonë.

Kërkimi

Ku shkojmë ne kur kërkojmë informacione mbi një produkt ose një përgjigje për një pyetje që po na mundon? Sigurisht që në Google. Interneti është kthyer në burimin kryesor të informacionit dhe mjetet e kërkimit në derën kryesorë për të hyrë në botën e madhe të informacionit.

Fale aparateve celularë ne mund të mbajmë gjithë njohuritë e botës në xhep. Këshilla, dieta, informacione teknike, shkrime… çdo gjë është lehtësisht e gjetshme në internet.

Komunikimi

Kush i mban mend letrat dhe telefonin fiks? Interneti ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi ne komunikojmë me botën. Në fillim erdhën chat roomet dhe forumet dhe më vonë sidomos pas krijimit të smatphonit, rrjetet sociale dhe komunitetet online. Komunikimi i drejtpërdrejtë vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm, por që me krijimin e internetit njerëzit kanë filluar të besojnë sa vjen edhe më shumë në një grup të panjohurish për të marrë vendime.

Shopping

Suksesi I Amazon, eBay apo edhe platformave të tjera online me qëllim shitjen tregon që nuk është më e nevojshme të vizitohen pikat fizike të dyqaneve kur duam të blemë diҫka. Sidomos për artikuj specifikë blerja duket si një udhëtim. Mund të shikosh diҫka në një dyqan, të kërkosh informacion online, të krahasosh ҫmimin, ta paguash online dhe ta tërheqësh në dyqan. Kjo shpesh herë na kursen shumë kohe dhe mundim.

Udhëtimi

Më parë esenca e udhëtimeve ishte zbulimi. Por a është më tani? Sot në dimë ҫdo gjë për vendin që do vizitojmë edhe para se të dalim nga shtëpia. Dhe planifikimi i udhëtimit nuk ka qenë asnjë herë kaq I thjeshtë dhe i lirë. Mund të gjejmë ҫdo informacion, oferta dhe ulje vetëm me një klikim. Edhe kur jemi me pushime, teknologjia është gjithmonë me ne. Airbnb për hotele të lira, Google Maps për të gjetur rrugën, Trip Advisors për restorantet më të mira.

Argëtimi

Ju kujtohet kur shkonim me entuziazëm në një dyqan videokasetash për të blerë ose marrë me qera një film duke shpresuar se do të ishte ende në raftet e videotekës? Kjo ishte në të shkuarën. Me përdorimin e internetit, ne kemi ҫdo gjë që duam. Nuk ka nevojë të jetë në formë fizike, mund ta përdorin më formën vizuale. Sidomos pas integrimit të internetit në televizor (Smart Tv) dhe gjeneratës të re të viedo lojërave, e vetmja gjë e nevojshme është lidhja me një linjë të mirë interneti dhe jemi gati të përjetojmë argëtim pa masë.

Shërbimet financiare

Më parë njerëzit kanë qenë të detyruar të shkonin pranë bankave për të kryer transaksione të rëndësishme. Kjo është para se të krijohej Online Banking. Teknologjia ka bërë që procedurat klasike të pagesave të bëhen gjithmonë edhe më të thjeshta dhe njëkohësisht të sigurta. Falë internetit nuk ka më nevojë të mbani me vete shuma të mëdha parash apo te prisni radhë të gjata në dyert e bankave vetëm për të bërë një pagesë.

Marrëdhëniet

Nuk ka më nevojë ta njohësh dikë që ta duash. Tani mund te bësh shokë të rinj ose të gjesh dashurinë e jetës vetëm duke shkarkuar një aplikacion dhe duke plotësuar disa të dhëna. Për lidhje romantike apo biznesi, ka gjithmonë vend për ty online. Ky evolucion gjigand ka ndryshuar edhe mënyrën e të bërit biznes. Njerëzit tani bazohen në eksperiencën e dikujt tjetër para se të blenë një produkt ose shërbim.

Shëndetësia

Në periudhën e internetit, të gjithë jemi doktorë. Edhe pse jo gjithmonë duhet të besojmë atyre që lexojmë online për të shpjeguar një simptomë, është e pamohueshme mënyra sesi interneti ka ndikuar në shëndetësi. Nga njëra anë mbajmë riskun e një informacioni të gabuar, por nga ana tjetër informacionet e panumërta që marrim në internet na ndihmojnë të përmirësojmë cilësinë e jetës. Mjaton të kërkojmë në Google simptomat kryesore dhe na shfaqet një listë e gjatë me diagnoza dhe ilaҫe. Kujdes, duhet gjithmonë të zgjedhim burimin e duhur të informacionit dhe të konsultohemi me mjekun.

Marketing

Ndryshimi i mënyrave të komunikimit ka ndryshuar edhe teknikat e marketingut si pasojë. Në ditët e sotme teknikat tradicionale të marketingut nuk japin gjithmonë rezultat. Arsyeja është e thjeshtë, klienti ka ndryshuar, mënyra e tij e blerjes ka ndryshuar. Edhe kur janë në dyqan klientët shkojnë online për të krahasuar produktet. Prandaj sa vjen e më shumë po përdoren teknika të marketingut dixhital tepër efektive për ecurinë e biznesit.

Punësimi

Vërtet na duhet të qëndrojmë 8 orë në ditë në zyrë për të qenë produktivë? Para 20 vitesh kjo pyetje nuk do kishte kuptim, sigurisht që do duhet të qëndronim. Sot ҫdo gjë është ndryshe, ҫdo gjë lidhet me internetin. Evolucioni qe ka sjellë interneti e ka bërë të panevojshme qëndrimin për orë të tëra në një zyrë. Ne jetojmë dhe punojmë në një rrjet të gjerë i cili sa vjen e më shumë po thyen barrierat e ngurta të punësimit duke e bërë situatën gjithmonë edhe më të thjeshtë dhe fleksibël.

Etiketa: internetLifestyleTeknologji

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Para
Pamjet e skenës së krimit, shtëpia ku jetonte monstra Klodian Çalamani

Pamjet e skenës së krimit, shtëpia ku jetonte monstra Klodian Çalamani

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com