GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

10 gjëra që i bëjnë fëmijët të lumtur

16:50 - 22/04/23
në Kuriozitete, Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
10 gjëra që i bëjnë fëmijët të lumtur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijëria është një kohë e veçantë në jetë. Një kohë zbulimi, loje, mrekullie dhe argëtimi me botën, teksa fëmija vazhdon të njohë atë që e rrethon.

Për prindërit, kjo kohë mund të sjellë një ndjesi shqetësimi, teksa përpiqen të sigurojnë shëndetin dhe lumturinë e fëmijës.

Studime të shumta shkencore mund të kombinohen fare mirë me lumturinë e fëmijës. Ja dhjetë këshilla të provuara shkencërisht, që garantojnë një fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.

Jepuni kohë për lojë

Përgjegjësia parësore e një fëmije është ose të paktën duhet të jetë që të luajë. Megjithatë, fëmija do të ketë detyra shtëpie, detyra jashtë shkollore, e kështu me radhë. Por që në foshnjëri deri në adoleshencë, u duhet dhënë liria që të argëtohen. Peter Gray, një psikolog fëmijësh dhe profesor në “Boston College” thotë: “Fëmijët i mësojnë mësimet më të rëndësishëm në jetë nga fëmijë të tjerë, jo nga të rriturit… ata nuk mund të mësojnë nga ndërveprimi me të rriturit”. Kështu që thojuni të “dalin e të luajnë!”

Debatet dhe diskutimet e forta bëjini larg tyre

Truri i fëmijës zhvillohet me një ritëm të jashtëzakonshëm gjatë fëmijërisë së hershme. Kur ata shohin e dëgjojnë probleme të rriturish, dhe pasiguri, gjendje psikologjike delikate e fëmijës mund të ndikohet negativisht, duke i bërë ndoshta të shqetësuar e të pasigurtë. Fëmijët nuk duhet të dëgjojnë biseda stresuese nga të rriturit, nuk është koha.

Mos i krahasoni me të tjerët

Trysnia për të patur sukses në shoqërinë e sotme mund t’ju shtyjë që t’u ngulisni një sens konkurrueshmërie – dhe disa të rritur e bëjnë duke i krahasuar me dikë tjetër. Ndonjëherë, të rriturit do të tregojnë edhe tipare të dëshirueshëm personaliteti të një fëmije tjetër, duke shpresuar që t’ia ngulisin dhe fëmijës së tyre. Studiuesit thonë se tendencat krahasuese mund të ndikojnë për keq tek vetëbesimi i fëmijës.

Mësojuni dobinë e emocioneve negative

Një fëmijë s’mund të jetë i pjekur. Pothuaj të gjithë fëmijët kanë shpërthime spontane zemërimi, zilie, trishtimi etj. Kjo sjellje ofron një shans të mirë mësimi për të rriturit.

Pranoni përpjekjet e tyre

Fëmija do të mbërrijë një moshë kur do të dijë se nevojitet punë e madhe për të ecur përpara. Kështu që është e rëndësishme të pranosh dhe të njohësh se kur fëmija po bën përpjekje për të arritur diçka.

Vlerësoni traditat familjare

Të paturit e një shumëllojshmërie gjërash, që një familje bën së bashku është një shenjë e mirë e një familje të qëndrueshme, sepse stabiliteti është një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të fëmijërisë.

Lejoni të provojnë

Fëmijët kanë nevojë për një sasi supervizimi megjithatë të rriturit mund ta teprojnë, duke monitoruar çdo lëvizje të tyre. Por kjo gjë nuk e ndihmon zhvillimin.

Jepuni një sens përgjegjësisë individuale

Është e rëndësishme të lejosh fëmijët të përfundojnë përgjegjësitë e tyre pa i kontrolluar. Përse? Sipas psikologëve të fëmijëve, një sasi e tepruar mbikëqyrjeje mund të zhvillojë tek fëmija një sjellje “këtë nuk e bëj dot vetëm”. Ndërkohë që pak vëmendje e disiplinë janë të domosdoshme që fëmija të pranojë pasojat e heqjes dorë nga përgjegjësia, mbikëqyrja e tepruar nuk ndihmon aspak.

Krijoni kujtime të lumtura

Në një studim me shumë eksperimente të kryer nga profesorë të “Harvardit”, të rriturit që kujtonin kujtime të lumtura nga fëmijëria “duket se kishin një sens më të lartë pastërtie morale”.

Studiuesit vunë re se pjesëmarrësit “ishin më të prirur të ndihmonin eksperimentuesit me detyra shtesë, të gjykonin sjelljen joetike dhe të dhuronin para për bamirësi, kur kishin kujtime aktive të fëmijërisë”. Kështu që, duke krijuar kujtime të lumtura për fëmijën, mund të jeni duke i përgatitur për të qenë të rritur të lumtur dhe dashamirës.

Jini vetë të lumtur

Fëmijët mësojnë nga ajo që shohin dhe dëgjojnë, për mirë a për keq. Nëse një i rritur shfaq sjellje pozitive, fëmija është më i prirur të bëjë kështu. Sipas Carolyn Couan, psikologe në Universitetin e Kalifornisë: “Fëmijët nuk ecin mirë, nëse të rriturit nuk kujdesen për veten dhe marrëdhënien e tyre”.

Etiketa: Femije

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte!
Aktualitet

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte!

16:30 - 22/12/25
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Para
Formacionet zyrtare Egnatia-Laci, dueli për zonën e Evropës

Egnatia dhe Laçi nuk shkojnë më larg se një “X”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet
Aktualitet

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

14:15 - 27/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar

13:59 - 27/12/25
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe

13:45 - 27/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

13:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com