GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“10 gjyqe të zhvilluara”, Dosja voluminoze me akuza e vrasësit Dardan Krivaqa

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
“10 gjyqe të zhvilluara”, Dosja voluminoze me akuza e vrasësit Dardan Krivaqa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasësi gjakftohtë  18- vjeçares Marigona Osmani në Kosovë, Dardan Krivaqa tashmë merr statusin e një personi me “rrezikshmëri të lartë shoqërore” pasi në tavolinën e Gjykatës Themelore të Ferizajt ndodhet dosja voluminoze e veprimtarive kriminale.  

Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjyqet dhe dënimet e kryera nga Dardan Krivaqa.

Sipas Gjykatës, Krivaqa i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë (10) lëndë, prej tyre nëntë (9) të përfunduara, ndërsa vetëm  një (1) është i papërfunduar.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me deklarimet e publikuara në media se ndaj të dyshuarit kryesor D.K. për vrasjen e 18-vjeçares, janë 136 raste penale, njofton opinionin publik se ndaj të pandehuri D.K. sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë (10) lëndë, prej tyre nëntë (9) të përfunduara, ndërsa vetëm  një (1) është i papërfunduar”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës për media, nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL i pandehuri D.K. është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale ku janë dhënë edhe detaje.

Rasti i parë: Më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nën paragrafi 1.4 të KPRK-së për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021”, thuhet në komunikatë.

Rasti i dytë: Më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy (2) vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021”.

Rasti i tretë: Më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë në vazhdim nga neni 253 paragrafi 1  nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 dhe 71 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, i cili vendim ka marr formën e prerë 18.05.2021.

Ndërsa lëndë të përfunduara ndaj të pandehurit D.K, si i mitur, janë të përfunduara nga gjykata si vijon:

Rasti i katërt: Më 08.10.2014, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragraf 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së sipas propozimit për shqiptimi e masës edukative, ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak se të miturit D.K. (tani madhor) i është shqiptuar dënim me burgim si madhor nga Gjykata Themelore në Gjilan.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rasti i pestë: Më 07.06.2010 për shkak të veprës penale detyrimi nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së dhe veprës penale kanosje nga neni  161 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa edukuese – dërgimi në institucionin edukativo korrektues për të mitur në  kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim ka marr formën e prerë më 21.12.2010.

Rasti i gjashtë: Më 14.01.2010 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 të KPK-së, për të cilin masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo korrektues sipas vendimit të datë 16.04.2008 i zëvendësohet me urdhërim për punë në dobi të përgjithshme.

Rasti i shtatë: Më 09.06.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së për të cilën i është shqiptuar masa edukative, dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.02.2009.

Rasti i tetë: Më 08.02.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin  23 të KPK-së, për të cilën i është caktuar masa edukuese – mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 09.04.2008.

Rasti i nëntë: Më 28.01.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa e dërgimit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 18.02.2008.

Rasti i dhjetë: I pandehuri D.K. në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lëndë të papërfunduar ka të evidentuar vetëm një (1) rast dhe atë për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPK-së, sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj të datë 09.12.2014.

“Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedurale”, thuhet në fund të komunikatës.

Etiketa: Gjykata Themelore FerizajKrivaqa

Lajme të lidhura

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Breaking Views

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

17:08 - 26/06/26
Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve
Breaking Views

Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

16:58 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!
Aktualitet

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Para
FIFA ul dënimin e Meksikës për koret homofobike

FIFA ul dënimin e Meksikës për koret homofobike

TË FUNDIT

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Breaking Views

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

17:08 - 26/06/26

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike...

Lexo më shumë
Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

Qeveria indekson pensionet me 543 lekë, ministrja flet para protestuesve

16:58 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

15:28 - 26/06/26
Kurba/ Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, rikthehet në nivelet para konfliktit me Iranin

15:04 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetceltabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet