GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

10 qytetet që nuk kanë ekzistuar në vitin 1960

17:22 - 26/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 5 min
A A
10 qytetet që nuk kanë ekzistuar në vitin 1960

This picture taken on July 8, 2020 shows an aerial view of the Burj al-Arab hotel in the Gulf emirate of Dubai, during a government-organised helicopter tour. (Photo by KARIM SAHIB / AFP) (Photo by KARIM SAHIB/AFP via Getty Images)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga rënia e Murit të Berlinit, bashkimet dhe ndarjet e territoreve e kanë bërë rrëmujë atlasin e botës pothuajse për çdo vit. Po, cilat janë qytetet që 50 vjet më parë nuk kanë ekzistuar fare dhe vetëm dy ose tre breza më vonë janë shndërruar në qendra të mëdha të populluara dhe hallka të rëndësishme të rritjes ekonomike.

10. Incheon, Korea e Jugut

Ky qytet që gjendet vetëm ca mile nga kufiri me Korenë e Veriut ka një popullsi prej gati 3 milionë banorësh dhe është qyteti i tretë më i madh në Korenë e Jugut. Në vitin 1994, qeveria e këtij vendi vendosi të ndërmerrte një plan të guximshëm dhe ta ndërtonte në brigjet e Incheonit, qytetin më të madh teknologjik në botë. Ndërtimi i këtij qyteti, kostoja e të cilit parashihet të arrijë në rreth 50 miliardë dollarë, parashihet të përfundojë në vitin 2020.

9. Qyteti Ekonomik i Mbretit Abdullah, Arabi Saudite

Vizioni i Mbretit Abdullah është që në të ardhmen të ketë një qytet në Detin e Kuq, rreth një orë larg nga qyteti saudit, Jeddah. Kostoja e ndërtimit të këtij qyteti ultra-modern, me kapacitet prej 2 milionë banorësh, llogaritet të arrijë shumën prej 100 miliardë dollarësh. Punimet e ndërtimit parashihet të përfundojnë në vitin 2020.

8. Iqaluit, Nunavut, Kanadë

Në vitin 1971, Gjiri Frobisher u shpall zyrtarisht vendbanim në Territoret Veriperendimore të Kanadasë. Kërkesa e rreth 2.000 Inuitëve autokton që një territori në bregdetin jugor të Ishullit Baffin, në jug të Rrethit Arktik të jetë i gjithi i tyre u realizua në vitin 1999, kur zyrtarisht u ndanë  nga Territoret Veriperendimore duke u bërë kështu territori i Nunavut.

Dy vjet më vonë, Iqaluit zyrtarisht u shpall qytet dhe kryeqytetet i territorit të ri.

Ndonëse në 10 vitet e fundit, popullsia e tij mezi ka arritur të numëroj rreth 7.000 banorë, Iqaluit është një kryeqytet që qeverisë një territor prej 1.207.008 km katrorë, sipërfaqe kjo që është më e madhe se shteti i Alaskës.

7. Sandouping, Kinë

Deri në vitin 1984, zona përreth Sandouping ka qenë e njohur si fshati Huangnupu. Qeveria kineze e krijoi këtë qytet për 40.000 punëtorët e angazhuar në ndërtimin e centralit më të madh në botë për prodhimin e energjisë elektrike, të njohur si Diga e Tre Grykave. 35.000 banorë ende e quajnë Sandouping shtëpi të tyre.

6. Putrajaya, Malajzi

Me një popullsi prej pak më shumë se 1.5 milionë banorë, Kuala Lumpur është kryeqyteti federal i Malajzisë. Për shkak të mbipopullimit, në vitin 1995 qeveria e këtij vendi filloi ndërtimin e qytetit të ri, Putrajaya me synimin që ai të shërbejë si qendër federale administrative e vendit.

I ndodhur rreth 15 minuta në jug të Kuala Lumpurit, ky qytet me një sistem ultra-modern të transportit, aktualisht numëron rreth 65.000 banorë.

5. Astana, Kazakistan

Kazakistani e ka shpallur pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Katër vjet më vonë qeveria kazake e shpalli kryeqytet, qytetin historik të Tselinogradit, të riemëruar Astana (deri në këtë vit kryeqytet ishte Almaty).

Nga koha kur u shpall kryeqytet, popullsia e Astanas është rritur nga 250.000 në 700.000 banorë.

4. Abuja, Nigeri

Nigeria e ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1960. Në vitet 1970-ta, fraksione të shumta kulturore të këtij vendi ishin pajtuar për ndërtimin e një kryeqytet  të ri në qendër të Nigerisë.

Pas dhjetë vitesh pune, më 1991 Abuja u shpall kryeqytet në të cilin pas pak më shumë se 20 vjetësh numri i popullsisë arriti në një milionë.

Nigeria aktualisht zë vendin e shtatë në botë për nga numri i popullsisë, ndërsa sipas disa ekspertëve deri në vitin 2050 pritet që ajo të ngritet në vendin e tretë.

3. Doha, Katar

Katari ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1971. Doha u emërua komunë në vete në vitin 1963 dhe që nga ajo kohë është rritur në atë masë saqë aktualisht numëron një milionë banorë.

Ky qytet ekonomikisht i fuqishëm falë rezervave të mëdha të naftës dhe gazit natyror, ia ka dalë që t’i bind zyrtarët e FIFA-s që ta shpallin nikoqir të Kampionati Botëror të Futbollit në vitin 2022, megjithëse gjendet në shkretëtirë, ku temperatura mesatare nga maji deri në shtator është mbi 37.7 gradë celsius.

2. Navi Mumbai, Indi

Qyteti i Mumbait, formalisht Bombei, ka një popullsi prej mbi 12 milionë banorësh. Duke qenë një ishull në bregdetin Indian, Mumbai ka arritur në kufijtë e tij fizik në vitin 1972, ndërsa fare pranë tij në pjesën kontinentale është ngritur Navi Mumbai, i cili është komuniteti më i madh i planifikuar në botë.

Për 40 vjet, numri i banorëve në  këtë qytet, që vazhdon të zgjerohet edhe më tej në pjesën kontinentale, ka arritur në 1.2 milionë.

1. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Dubai e ka shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1971 dhe ka qenë pjesë e grupit që ka formuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një periudhë prej 40 vjetësh, popullsia u tij është rritur nga disa mijë në mbi 1.5 milionë banorë.

Me qëllim të zgjerimit të tij, në 15 vitet e fundit në këtë qytet janë ndërtuar ishuj artificial me tokën e bonifikuar nga Gjiri Persik.

Etiketa: 10 qyteteDubaiEmiratet e Bashkuara ArabeIncheonIqaluitKanadëKorea e JugutNunavut

Lajme të lidhura

Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026

07:38 - 15/01/26
Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme
Aktualitet

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme

17:59 - 14/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026

07:34 - 14/01/26
Para
Protestuesit duartrokasin avionët ushtarakë serbë kur iu afruan kufirit të Kosovës

Protestuesit duartrokasin avionët ushtarakë serbë kur iu afruan kufirit të Kosovës

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com