GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

100 ditët e Ramës për policinë e shtetit mbyllen me bilanc negativ

17:35 - 14/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
100 ditët e Ramës për policinë e shtetit mbyllen me bilanc negativ
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afati prej 100 ditësh i vendosur nga kryeministri Edi Rama për të rivënë Policinë e Shtetit në angazhim maksimal, është mbyllur me bilanc negativ.

“Keni 100 ditë kohë. 100 ditë për ta rivënë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë të plotësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër” – ishte ultimatumi i Ramës.

Gjatë kësaj periudhe të paktën 5 raste të krimit në familje me 7 viktima u regjistruan në Dibër, Fier, Lushnje dhe Tiranë. Në këto ngjarje më e rënda ishte ishte rasti i Sabrina Bengaj, ku ish-burri i saj hyri në banesë dhe e qëlloi pa mëshirë më bukë në gojë teksa ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Në këtë bilanc tragjik bën pjesë edhe vrasja e policit Sajmir Hoxha dhe një seri plagosjesh e vrasjesh për shkak të konflikteve lidhur me kultivimin e kanabisit.

Krimi nuk u ndesh në vështirësi përgjatë këtyre 100 ditëve në larjen e hesapeve pasi Bledar Muça u ekzekutua për vdekje teksa po qëndronte në lokalin e tij në shëtitoren kryesore të Lushnjës, ku u rrezikua edhe jeta e shumë personave tjerë nga të cilët 5 mbetën të plagosur.

Edhe ngjarja e Elbasanit ku shënjester e sulmit ishin Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri prishi edhe njëherë bilancin në Policinë e Shtetit. Edhe lufta ndaj kanbizimit të vendit shënoi dështim pasi konfliktet për parcelat me drogë shënuan 3 të vdekur dhe 2 të plagosur  në 3 muajt e fundit. Xhuliano Bullari u qëllua për vdekje nga Bledar Selmanaj brenda makinës së tij pasi ishin konfliktuar për prishje të pazareve të drogës.

Nën komisari Sajmir Hoxha mbeti i vrarë në Lezhë pak minuta pasi bashkë me 2 kolegët e tij Lonard Palushi dhe Petrit Doda kishin asgjesuar 66 bimë narkotike. Pak ditë më vonë, në Vlorë dy persona u sulmuan me armë teksa po ruanin parcelat e hashashit. Rendi dhe qetësia u prish edhe në kryeqytet ku vetëm në 4 ditë u regjistruan 3 ngjarje nga përplasja e paralajmëruar me armë tek shkolla “Çajupi” deri tek plagosjet tek “Komuna e Parisit” apo në zonën e “21 dhjetorit”.

100-ditëshi nuk dha rezultat as në drejtim të pastrimit të radhëve të uniformave blu dhe mesa duket kjo shprehje e Kryeministrit mbetet ende aktuale.

Etiketa: bilanciEdi RamaPolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Çështja “Becchetti”, Duma: Hakmarrje politike, fatura bie mbi qytetarët

Çështja “Becchetti”, Duma: Hakmarrje politike, fatura bie mbi qytetarët

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com