Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për dënimin e saj me 100 mijë lekë gjobë pasi shkeli ligjin zgjedhor duke përdorur ambientet e një shkolle të qytetit për organizimin e një takimi elektoral të PS.
Dënimi i kryebashkiakes erdhi pas denoncimit të organizatës “Qëndresa Qytetare”, e cila kishte parashtruar shkeljet e bëra nga Sako dhe përfaqësues të tjerë të administratës publike gjatë.
Në ankimimin e depozituar në KAS, Sako kërkon heqjen e gjobës dhe sqaron se zhvillimi i takimit elektoral nuk është zhvilluar në ambientet e shkollës, por në një shesh aty pranë.
Ajo sqaron më tej se takimi elektoral në fshatin Amarth ishte planifikuar në qendër të fshatit, por u spostua në mënyrë emergjente për shkak të kushteve të motit dhe shiut të cilët kishin krijuar një terren të rënduar në vendin ku do të mbahej fillimisht.
Discussion about this post