GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

11 vjet më parë, Rama u përball me Maqo Lakrorin për të marrë kreun e PS! Që atëhere…s’ka ndodhur asgjë

15:39 - 26/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
11 vjet më parë, Rama u përball me Maqo Lakrorin për të marrë kreun e PS! Që atëhere…s’ka ndodhur asgjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

11 vjet më parë, më 26 shtator 2009 PS zhvilloi zgjedhje për kryetar me parimin “1 anëtar – 1 votë”. Kandidati kryesor rival (A.Malaj) paraqiti dorëheqje ndaj në “garë” mbetën Rama dhe Maqo Lakrori, një prej themeluesve të kësaj partie. Rezultati zyrtar, Rama mori mbi 93% të votave Lakrori vetëm 6.7%. Gara ishte formale, votimi formal, por Rama ishte de facto kryetar i PS dhe u konfirmua edhe pasi në zgjedhjet parlamentare 2009 mori 4 mandate parlamentare më pak sesa PD. Në proporcional PS ishte parti e parë me rreth 10 mijë vota më shumë, por sistemi i kalimit të votave në mandate privilegjoi skemën e djathtë, e cila siguroi mandat të tyre parlamentar, – tashmë në koalicion me LSI (2009-2013).

Prej vitit 2009 janë zhvilluar dy zgjedhje parlamentare, tri zgjedhje lokale, janë ndërruar disa presidentë amerikanë, por në PS nuk ka ndodhur asgjë. Mandati i Ramës përfundoi në shtator 2013, por ai refuzoi të ketë proces zgjedhor, duke thënë se ishte formalitet për sa kohë fitoi zgjedhjet parlamentare. Pas presionit brenda partisë PS ndryshoi statutin dhe më 2006 zhvilloi një referendum formal në parti, sipas të cilit kryetari nuk votohet kur është kryeministër. U tha se është model laburist, por në fakt një model të tillë nuk e ka asnjë parti politike në PES dhe as EPP. Tabela ilustruese tregon sesi ishte zgjedhur kryetari i Partisë Laburiste në kohën kur PS tha po merrte përvojën e saj, dhe sesi është zgjedhur kryetari aktual. Votë, rivalitet, raunde dhe në fund fiton më i miri! Po ashtu tabela tregon se kancelaria Merkel, një model i jetëgjatësisë në post drejtues, de facto votohet nga kongresi i CDU çdo dy vjet. Herën e fundit mori më pak vota dhe lajmëroi se do janë dorëheqjen, duke i hapur rrugë një gare të re dhe solli drejtues të rinj në CDU. Edhe tabela e SPD, partia simoter e PS në Gjermani, pati garë të ashpër dhe proces të gjatë zgjedhor gjatë 2019, – tabela e ilustron atë.

Mjaftojnë detaje të tilla për të kuptuar distancën e thellë, jashtëzakonisht të thellë, midis modelit shqiptar të politikës dhe modelit perëndimor. Lider modern dhe bashkëkohor nuk të bëjnë paratë dhe as veshjet luksoze të dhuruara nga klientët e pushtetit të radhës, por të bëjnë aktet që ndërmerr, idetë politike dhe vizioni për të ndryshuar gjendjen (për mirë). PS është në pushtet prej dy mandatesh, ka synim të kërkojë mandat të tretë, por ajo, nga partia politike model e debatit të hapur në fundin e viteve ’90 është sot një nga partitë politike më të centralizuara, pa debat, pa rivalitet, pa mendim ndryshe dhe pa opsion B nëse kryetari p.sh, nuk jep udhëzime në ëhatsupp, tëitter apo facebook. Në studimet politike Rama na ka dhuruar një rast sui gereris, kur një politikan refuzon të votohet dhe bën referendum që të pamundësojë votimin (edhe formal), një politikan që konkurron në zgjedhje pa opozitë dhe i “fiton” ato, si dhe politikani i vetëm që ka një kanal televiziv të dedikuar vetes.

Partitë e tjera? Nuk ka asnjë parti politike në Shqipëri që ka pasur procese zgjedhore të ndershme, të lira dhe konkurruese brenda saj. Aty ku ka pasur garë ajo ka qenë kryesisht formale dhe me pasoja në karrierën politike për rivalin përballë. Dhe kur partitë nuk bëjnë dot zgjedhje brenda tyre, nuk pranojnë mendim ndryshe brenda tyre, nuk respektojnë votën brenda tyre, a është e mundur ta bëjnë këtë jashtë tyre, – në zgjedhjet parlamentare e lokale, me votat e rivalëve politikë, me mendimin e rivalëve politikë, në konkurrencë me rivalët politikë?

Pasojat? Mjafton 3 argumente: ja ku jemi – pas 30 vitesh partitë janë më pak demokratike, më pak konkurruese, më të personalizuara dhe më të huaja për mendimet liberale e moderatore sesa në vitet 1991-1993. Partitë sot janë institucioni më i pushtetshëm në vend, prej tyre burojnë të gjitha pushtetet dhe natyrisht këto të fundit reflektojnë cilësitë e mënyrës sesi zhvillohen dhe funksionojnë partitë. Partitë sot janë biznes, janë familje, janë klientelë, janë tender, dhe nuk kanë programe dhe as identitet. Në partitë e sotme gjen më shumë biznesmen sesa në Dhomat e Tregtisë, më shumë të dënuar sesa në institucionet e riedukimit, më shumë imitues sesa në estradën e Tiranës! Kjo është “merita” kryesore e atyre që aspiratën për demokraci e zëvendësuan me aspiratën e pushtetit dhe që zgjodhën axhendat partiake e elektorale mbi axhendën publike e shtetërore! 11 vjet më parë, më 26 shtator 2009 PS zhvilloi zgjedhje për kryetar me parimin “1 anëtar – 1 votë”. Kandidati kryesor rival (A.Malaj) paraqiti dorëheqje ndaj në “garë” mbetën Rama dhe Maqo Lakrori, një prej themeluesve të kësaj partie. Rezultati zyrtar, Rama mori mbi 93% të votave Lakrori vetëm 6.7%. Gara ishte formale, votimi formal, por Rama ishte de facto kryetar i PS dhe u konfirmua edhe pasi në zgjedhjet parlamentare 2009 mori 4 mandate parlamentare më pak sesa PD. Në proporcional PS ishte parti e parë me rreth 10 mijë vota më shumë, por sistemi i kalimit të votave në mandate privilegjoi skemën e djathtë, e cila siguroi mandat të tyre parlamentar, – tashmë në koalicion me LSI (2009-2013).

Prej vitit 2009 janë zhvilluar dy zgjedhje parlamentare, tri zgjedhje lokale, janë ndërruar disa presidentë amerikanë, por në PS nuk ka ndodhur asgjë. Mandati i Ramës përfundoi në shtator 2013, por ai refuzoi të ketë proces zgjedhor, duke thënë se ishte formalitet për sa kohë fitoi zgjedhjet parlamentare. Pas presionit brenda partisë PS ndryshoi statutin dhe më 2006 zhvilloi një referendum formal në parti, sipas të cilit kryetari nuk votohet kur është kryeministër. U tha se është model laburist, por në fakt një model të tillë nuk e ka asnjë parti politike në PES dhe as EPP. Tabela ilustruese tregon sesi ishte zgjedhur kryetari i Partisë Laburiste në kohën kur PS tha po merrte përvojën e saj, dhe sesi është zgjedhur kryetari aktual. Votë, rivalitet, raunde dhe në fund fiton më i miri! Po ashtu tabela tregon se kancelaria Merkel, një model i jetëgjatësisë në post drejtues, de facto votohet nga kongresi i CDU çdo dy vjet. Herën e fundit mori më pak vota dhe lajmëroi se do janë dorëheqjen, duke i hapur rrugë një gare të re dhe solli drejtues të rinj në CDU. Edhe tabela e SPD, partia simoter e PS në Gjermani, pati garë të ashpër dhe proces të gjatë zgjedhor gjatë 2019, – tabela e ilustron atë.

Mjaftojnë detaje të tilla për të kuptuar distancën e thellë, jashtëzakonisht të thellë, midis modelit shqiptar të politikës dhe modelit perëndimor. Lider modern dhe bashkëkohor nuk të bëjnë paratë dhe as veshjet luksoze të dhuruara nga klientët e pushtetit të radhës, por të bëjnë aktet që ndërmerr, idetë politike dhe vizioni për të ndryshuar gjendjen (për mirë). PS është në pushtet prej dy mandatesh, ka synim të kërkojë mandat të tretë, por ajo, nga partia politike model e debatit të hapur në fundin e viteve ’90 është sot një nga partitë politike më të centralizuara, pa debat, pa rivalitet, pa mendim ndryshe dhe pa opsion B nëse kryetari p.sh, nuk jep udhëzime në ëhatsupp, tëitter apo facebook. Në studimet politike Rama na ka dhuruar një rast sui gereris, kur një politikan refuzon të votohet dhe bën referendum që të pamundësojë votimin (edhe formal), një politikan që konkurron në zgjedhje pa opozitë dhe i “fiton” ato, si dhe politikani i vetëm që ka një kanal televiziv të dedikuar vetes.

Partitë e tjera? Nuk ka asnjë parti politike në Shqipëri që ka pasur procese zgjedhore të ndershme, të lira dhe konkurruese brenda saj. Aty ku ka pasur garë ajo ka qenë kryesisht formale dhe me pasoja në karrierën politike për rivalin përballë. Dhe kur partitë nuk bëjnë dot zgjedhje brenda tyre, nuk pranojnë mendim ndryshe brenda tyre, nuk respektojnë votën brenda tyre, a është e mundur ta bëjnë këtë jashtë tyre, – në zgjedhjet parlamentare e lokale, me votat e rivalëve politikë, me mendimin e rivalëve politikë, në konkurrencë me rivalët politikë?

Pasojat? Mjafton 3 argumente: ja ku jemi – pas 30 vitesh partitë janë më pak demokratike, më pak konkurruese, më të personalizuara dhe më të huaja për mendimet liberale e moderatore sesa në vitet 1991-1993. Partitë sot janë institucioni më i pushtetshëm në vend, prej tyre burojnë të gjitha pushtetet dhe natyrisht këto të fundit reflektojnë cilësitë e mënyrës sesi zhvillohen dhe funksionojnë partitë. Partitë sot janë biznes, janë familje, janë klientelë, janë tender, dhe nuk kanë programe dhe as identitet. Në partitë e sotme gjen më shumë biznesmen sesa në Dhomat e Tregtisë, më shumë të dënuar sesa në institucionet e riedukimit, më shumë imitues sesa në estradën e Tiranës! Kjo është “merita” kryesore e atyre që aspiratën për demokraci e zëvendësuan me aspiratën e pushtetit dhe që zgjodhën axhendat partiake e elektorale mbi axhendën publike e shtetërore!/ Newsbomb.al

Etiketa: Edi RamaMaqo Lakrori

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Kontrollet gjatë fundjavës, policia “nuk kursehet” me gjobat

Kontrollet gjatë fundjavës, policia “nuk kursehet” me gjobat

TË FUNDIT

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve
Aktualitet

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26

Aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht ditën e sotme për shkak të ortekëve që kanë rënë. Përmes një njoftimi në...

Lexo më shumë
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26
Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26
Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Hakeruan dokumentat e SPAK, ish-kreu i burgjeve Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

11:05 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com