GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

12 mld tender për naftë/ Veliaj përdor “Eco Tirana” për të pasuruar Kastratin

14:25 - 07/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
12 mld tender për naftë/ Veliaj përdor “Eco Tirana” për të pasuruar Kastratin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj ka mbyllur këtë javë me tender në shkelje të ligjit. Nuk ishte si të ndodhte ndryshe nga një bashki e cila regjistron nivelin më të lartë te tenderove abuziv dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, barra e të cilëve bie mbi taksapaguesit shqiptarë.
Këtë herë me një lëvizje, Veliaj ka surpriza dy kompanitë më të privilegjuar nga ai. Konkretisht, Bashkia Tiranë ka mbyllur dje një tende me vlerë 12 miliardë lekë me objekt “Furnizim me karburant për “Eco Tirana sha”, i cili është fituar nga Kastrati. Ky tender mbart një sërë shkeljes dhe abuzimesh.
Së pari edhe më parë Bashkia Tiranë ka bërë tender për të furnizuar me naftë institucionet dhe projektet që ajo ka në varësi, përfshirë këtu edhe pastrimin e qytetit që bëhet nga “Eco Tirana”. Por, kjo kompani nuk është kënaqur me milionat që merr për pastrim dhe kërkon fond më vete për furnizimin me naftë. Kështu pa e zgjatur shumë i ka rrëmbyer naftën falas bashkisë, kur në fakt fermerë dhe kategori të tjera që duhet të përfitojnë naftë falas, sorollaten dhe asgjë nuk marrin. Veliaj nuk është kursyes dhe ka zgjidhur qesen për këtë kompani.

Kastrati merr tenderin pa garë
Ndërkohë, një sërë shkeljesh të tjera evidentohen në dokumentet e tenderit. Për këtë projekt nuk është zhvilluar një garë komfort ligjit të prokurimeve, pasi ka paraqitur ofertë vetëm Kastrati sh.p.k. dhe Veliaj ja ka dhënë menjëherë tenderin. Ligji kërkon që në këto raste gara të shtyhet, pasi cenohet konkurrenca kur në garë nuk marrin pjesë më shumë se 2 kompani. Ndërkohë shkelja tjetër është bërë në vlerën e fondit limit. Përveç faktit që bashkia ka paraqitur një fond limit të lartë, ka pranuar ofertën shumë të shtrenjtë të Kastratit, e cila është sa 99% e fondit limit. Pra, sikur Gijotina. com ka denoncuar në shumë herë të tjera, Kastrati fiton çdo tender për naftë, sidomos nga Bashkia Tiranë, e cila e gostisë me vlera marramendëse.

“Eco Tirana” pasuron klientët e Veliaj

Eco Tirana përveç se merr përfitimet e saj nga Veliaj, është kthyer në një makinë që siguron para për klientët e Bashkisë. 6 vite më parë , Bashkia e Tiranës lidhi marrëveshje me një firmë nga qyteti i Veronës, për të krijuar Eco Tirana, që do të merrej me blerjen e kazanëve, larjen e qytetit, heqjen e materialeve inerte, pastrimin dhe derdhjen e mbetjeve pranë landfillit të Sharrës. Por, tashmë “Eco Tirana” përdoret për të mbuluar kontratat milion euroshe që u jepen kompanive private për pastrimin e kryeqytetit. Në dokumentet e tenderëve në vite rezulton se përmes Eco Tirana, Veliaj ka hapur projekte ku ka përfshirë edhe kompani të tjera.

Vetëm në një vit mbi 20 milion euro tendera, janë dhënë për disa kompani private, mes të cilave edhe e “preferuara”, Fusha sh. p. k. Kjo e fundit ka marrë një sërë tenderash kryesore në Tiranë, mes të cilave rikonstruksioni i godinës së Ministrisë së Brendshme e deri te ndërtimi i sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu kjo do përfitoi nëpërmjet një kriteri qesharak, 3 tenderët prej 12.6 milion euro për ndërtimin e sheshit qendror të Tiranës.
Tashmë bashkë me Fusha shpk edhe kompania e Shefqet Kastratit po merr miliarda lekë nga Bashkia Tiranë, sigurisht përdoret si trampolin Eco Tirana, e cila më shumë po përfiton se sa po bashkëpunon. Dhe ky nuk është tenderi i vetëm që Kastrati ka përfituar Veliaj e justifikimin se po përmbushet kontrata me Eco Tirana/ Esmeralda Hida/

Etiketa: abuzimEco TiranaKastratikryesore2tender

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
U gjet i pajetë në bunker/ Arrestohet shoku i të riut, dyshohet se i fshehu trupin pasi vdiq

Qëlloi me armë policinë, arrestohet “i forti” i Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com