GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

12-vjeçarja dyshohet se u abuzua nga njerku, e ëma i del në mbrojtje partnerit

11:23 - 29/01/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
12-vjeçarja dyshohet se u abuzua nga njerku, e ëma i del në mbrojtje partnerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjirokastër ka shpërthyer një skandal i rëndë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga bashkëjetuesi i së ëmës, Kelmend Krusa. Në një reagim të parë për mediat, nëna e vajzës ka mohuar që partneri i saj të ketë kryer ndonjë akt ndaj të bijës, duke deklaruar se nuk ka patur asnjëherë probleme me të dhe se denoncimi i vajzës është i pabazë. Ajo shton se bashkëjetuesi nuk ka bërë asgjë ndaj fëmijës dhe se nuk kishte dijeni për pretendimet e ngritura.

“Unë jetoja me Kelmendin, nuk kemi patur probleme asnjëherë. Policia ka ardhur na ka kontrolluar shtëpinë dhe pastaj na ka shoqëruar. Unë nuk kam bërë denoncim sepse ai nuk i ka bërë asgjë vajzës. Janë të gjitha gënjeshtra. Nuk kam as dyshime mbi këtë gjë. Denoncimin e ka bërë vajza për ngacmim seksual, jo për përdhunim” tha ajo.

Ngjarja merr dimension edhe më tronditës, pasi Krusa dyshohet të jetë përfshirë më parë në vrasjen e babait të 12-vjeçares, ngjarje që ndodhi disa vite më parë në Dibër. Pas zhdukjes së bashkëshortit të saj në vitin 2018 dhe gjetjes së tij të vrarë, nëna e vajzës u largua në Gjirokastër duke marrë fëmijët dhe duke bashkëjetuar me Krusën, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimat e mëparshme.

Historia përfshin elemente të dhunës, abuzimit dhe lidhjeve të afërta familjare, duke e bërë të jashtëzakonshme dhe tronditëse. Trupi i pajetë i Artur Lleshit, babait të vajzës, ishte gjetur në dhjetor të vitit 2018 në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, rreth 9 muaj pas zhdukjes së tij.

Etiketa: abuzimnenanjerku

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet

Vokshi ngre alarmin në Strasburg: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com