GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“13 vjeç më përdhunuan”, Miss Kosova rrëfen detaje të reja nga tmerri që ka përjetuar

11:30 - 30/10/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“13 vjeç më përdhunuan”, Miss Kosova rrëfen detaje të reja nga tmerri që ka përjetuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miss Universe Kosova, Shkurtesa Sejdiu ka zbuluar detaje te tjera rreth historisë së tmerrshme të saj, me te cilën trazoi mbarë opinionin publik. 

Shkurtesa Sejdiu ose Tuti, pseudonimi që prindërit i vunë kur ishte ende e vogël, për shkak se ishte frikacake, zbuloi në një intervistë për “Glamour Zone”, se në moshën 13-vjeçare është rrëmbyer, përdhunuar dhe trafikuar nga disa persona. Interpoli e gjeti në Serbi dhe kontaktoi familjen e saj për t’i thënë se ishte gjallë dhe mirë. 

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunuar dhe trafikuar nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, ndërsa prindërit nuk lanë institucion pa kërkuar drejtësi. Ata njerëz që janë munduar të më marrin jetën janë sot të lirë, nuk janë në burg. Vetë fakti që ata lëvizin të lirë tregon se kanë lidhje me shtetin. Interpoli më ka gjetur në Serbi, jo në Kosovë. Ata kanë pasur obligim të më gjenin dhe kthenin tek familja. Familja më ka marrë. Nuk kam pasur dijeni, kam qenë në jetimore, se Interpoli nuk ka mundur të më kthejë në Kosovë, se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë e lehtë të bëhej.

Familja ime në bashkëpunim me Policinë kanë mbërritur në Serbi, në jetimore dhe më gjetën. Ka qenë shumë e vështirë, por momenti më i lumtur i jetës sime ka qenë kur në orën 7 të mëngjesit vjen një fëmijë aty dhe më thotë në serbisht ‘kanë ardhur mami, babi..’.

Nuk e kuptova mirë çfarë më tha. Kur kam zbrit poshtë, kam parë mamin dhe babin që nisën të qanin shumë dhe nuk e besonin që unë isha gjallë. Se ata s’e dinin nëse jam gjallë apo mirë, derisa Interpoli ka njoftuar familjen që jam në duar të sigurta”, tregoi e emocionuar Shkurtesa.

“Kur vendosa ta ndaj historinë me publikun nuk ka zgjatur as katër ditë dhe babi është liruar nga burgu dhe është shumë mirë. I kam qëndruar afër gjatë gjithë kohës që kur ka dalë nga burgu, prandaj nuk kam dhënë asnjë intervistë për këtë çështje dhe kjo është hera e fundit që flas për këtë se institucionet po merren me çështjen. Ka qenë çështje javësh që nuk takohesha me babin”, rrëfeu ajo.

Ajo tha se vendosi të ngrinte zërin dhe të tregonte historinë e saj të dhimbshme për të inkurajuar vajza të tjera me të shkuar të ngjashme të gjejnë guxim dhe të tregojnë historinë e tyre.

Etiketa: KosoveKosove-Serbi

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Legjionarët, shqiptarët që do luajnë sot në kampionatet kryesore europiane

Legjionarët, shqiptarët që do luajnë sot në kampionatet kryesore europiane

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com