GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:50 - 04/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shprehja “pas çdo të keqeje, prit një të mirë”, duket se i shkon shumë mirë Entela Çanos, supervizores së punimeve  ndërtimore, Entela Çano.

Ajo fiton një tender me vlerë mbi 110 milionë lekë të vjetra nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) për supervizimin e punimeve në Tunelin e Llogarase, saktësisht në të njëjtën ditë që merret e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në përfundim të një hetimi për “shkelje të barazisë në tendera” e “falsifikim dokumentash”, ku personazhi kryesor ishte kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai.

ARRSH-ja, mesa duket ka tentuar të zbusë disi dhimbjen e sipërmarrëses së “A&E Engineering”, e cila rezulton një nga “klientet” kryesore të institucionit shtetëror për supervizimin e rrugëve.

“Boldnews.al” konsultoi të dhënat e përpunuara në portalin e specializuar për transaksionet e Thesarit, “open.data”, nga ku rezulton se studioja e saj ka përfituar plot 6 milionë euro nga tenderat publikë, vetëm për periudhën 2019-2025.

Tenderat e supervizimit konsiderohen si “procedurat bisht” të kontratave gjigante për ndërtimin e rrugëve. Por, gjithësesi këto “bishtat e vegjël”, nuk duket se kanë qenë edhe aq të vegjël për “A&E Engeneering” të Entela Çanos.

“Ylli” i Erion Isait (Çuçkës)

Në 26 Shtator 2025, Prokuroria e Posaçme (SPAK) mori të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai. Prokurorët kanë vendosur në shpinën e Isait, i njohur edhe si “Çuçka” që prej kohësh kur ishte pjesë e emisionit cabaret “Portokalli”, disa akuza të rënda për një zyrtar publik: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Prokuroria ka hetuar të paktën dy procedura tenderuese, njëra që lidhet me punimet shtesë për rrugën Korçë-Ersekë dhe një për ndërtimin e një ujësjellësi në zonat rurale të Kolonjës.

Nga dosja hetimore kanë rrjedhur disa komunikime telefonike mes Çuçkës dhe Entela Çanos, të cilat lidhen me tenderin e ujësjellësit.

Një detaj interesant në ato biseda është fakti që Çuçka i drejtohet kontraktores Çano me emërtime përkëdhelëse, duke treguar afërsi dhe bashkëpunim të ngushtë mes të dyve.

“Je yll…”, “Sa më shpejt, pls..” janë disa nga frazat e sheqerosura të kryebashkiakut Isai për supervizoren private, Entela Çano. Megjithatë, thelbi i bisedave, të konsideruara me element abuzive nga SPAK-u, janë detajet që lidhen me hartimin e termave të tenderit për ujësjellësin rural, përpara se procedura të shpallej nga Bashkia e Kolonjës.

Prokuroria e Posaçme thotë se, në përfundim të hetimit, ka marrë të pandehur Erion Isain, Entela Çanon, si edhe disa zyrtarë të tjerë në bashkinë e Kolonjës.

Miliardat publike për Entela Çanon

Kompania “A&E Engineering” rezulton të jetë krijuar në vitin 2007. Objekti i aktivitetit të saj është “Shërbime në planifikim urban, projektim, plane të detajuara për zona të rëndësisë kombëtare, projektim, mbikqyrje, kolaudim, etj”.

Entela Çano është ortake themeluese e studios së projektimit dhe aktualisht është pronare e vetme e saj.

Nga një vështrim në tenderat publikë, rezulton se “A&E Enginering” e Entela Çanos është një përfituese e rregullt e tenderave të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për mbikqyrjen dhe supervizimin e punimeve në akse të ndryshme rrugore kombëtare e lokale.

Në pesë vitet e fundit, “A&E Engineering” rezulton të ketë arkëtuar mbi 180 milionë lekë të reja ose rreth 2 milionë euro vetëm nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Një institucion tjetër shumë i rëndësishëm për studion e Çanos është Bashkia e Tiranës. Gjatë periudhës që institucioni është drejtuar nga Erion Veliaj, studioja “A&E Engineering” ka përfituar gjithashtu rreth 2 milionë euro.

Ndërkohë, në Bashkinë Ersekë rezulton se ka fituar rreth 30 mijë euro, shumë që lidhet pikërisht me supervizimin e ujësjellësit rural, për të cilin tashmë është marë e pandehur, së bashku me kryebashkiakun Erion Isai (Çuçka).  Boldnews.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

‘Diella e Ramës,një propagandë e pastër’, si inteligjenca artificiale fsheh korrupsionin e qeverisë

10:14 - 19/02/26
Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati në Lezhë, transportohet te Trauma
Aktualitet

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti në Lezhë

10:05 - 19/02/26
SHBA: Vendimi i Vatikanit për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën është për të ardhur keq
Botë

SHBA: Vendimi i Vatikanit për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën është për të ardhur keq

09:55 - 19/02/26
Para
Prokuroria e Fierit tërhiqet nga dosja “Bankers”, SPAK merr në dorë hetimin

Prokuroria e Fierit tërhiqet nga dosja “Bankers”, SPAK merr në dorë hetimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

‘Diella e Ramës,një propagandë e pastër’, si inteligjenca artificiale fsheh korrupsionin e qeverisë

10:14 - 19/02/26

Nga Francisco Peregil, EL PAIS Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, di si të tërheqë vëmendjen për vendin e tij. Ky ish-lojtar...

Lexo më shumë
Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati në Lezhë, transportohet te Trauma

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti në Lezhë

10:05 - 19/02/26
SHBA: Vendimi i Vatikanit për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën është për të ardhur keq

SHBA: Vendimi i Vatikanit për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën është për të ardhur keq

09:55 - 19/02/26
‘Ishte paralizuar’ prej ditësh nga ortekët, zhbllokohet aksi i Qafë Thores

‘Ishte paralizuar’ prej ditësh nga ortekët, zhbllokohet aksi i Qafë Thores

09:23 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com