GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në prag të samitit të BE: Merz bën thirrje për fuqi, paqe dhe veprim kundër Rusisë

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Në prag të samitit të BE: Merz bën thirrje për fuqi, paqe dhe veprim kundër Rusisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhëshme, kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz bëri thirrje, që Europa ta përmbushë më me energji rolin e saj si “fuqi e paqes”. “Europa duhet t’i shfrytëzojë më me vendosmëri dhe më me unanimitet mundësitë e saj dhe ta verë në veprim fuqinë e saj për të formësuar një botë më të mirë”, kërkoi Merz në deklaratën qeveritare në Bundestag lidhur me takimin e nivelit të lartë. Marrëveshja e paqes për Gazën tregoi, se veprimi politik bën dallimin. Njëkohësisht Europa edhe ushtarakisht duhet të bëhet më e fortë, theksoi kancelari

Merz: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së javën e ardhëshme të enjten dhe të premten (23.10 – 24.10. 2025) do të takohen në Bruksel në samitin e tyre të vjeshtës. Eshtë e zakonshme që në prag të takimeve të tilla jepen deklarata qeveritare. Një projekt qendror i kancelarit në këtë takim do të jetë kërkesa, që të përdoren pasuritë ruse të ngrira në valën e sanksioneve. Edhe në samitin e Kopenhagës në fillim të tetorit Merz e vuri në dukje këtë çështje dhe pret tani që në Bruksel të ketë vendime konkrete.

Merz synon që pasuritë e Bankës Qendrore ruse për kredi në vlerën e 140 miliardë eurove të përdoren për ta armatosur Ukrainën që të forcojë luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë sulmuese.

Plan aksioni kundër kërcënimeve hibride nga Rusia

Ndaj kërcënimeve nga Rusia qeveria gjermane do të reagojë me një plan aksioni të zgjeruar për mbrojtjen nga rreziqet hibride. Këshilli kombëtar i sigurisë brenda pak ditësh në mbledhjen konstituuese të tij do të konsultohet për këtë, tha kancelari. Ai akuzoi Rusinë, se do të destabilizojë Gjermaninë dhe Europën – me sabotime dhe vrasje, me sulme kibernetike dhe disinformim të qëllimshëm.

“T’u jepet fund ekzgjarimeve me rregullore”

Merz në samitin e BE-së do të këmbënguli edhe për përparim drejt forcimit të aftësisë së konkurrencës së ekonomisë së Bashkimit Europian. “Europa do të bëhet më produktive, nëse ndryshon rrënjësisht”, tha ai. Kjo do të thotë: “T’u jepet fund ekzagjerimeve me rregullore, procedura më të shpejta, tregje të hapura, më shumë inovacion, më shumë vepra konkrete në vend të ngurrimeve.”

Kreu i partisë kristiandemokrate i bëri thirrje Komisionit të BE-së, që të paraqesë propozime konkrete të mëtejshme për reduktimin e burokracisë. Me hapat e deritanishëm, që parashikojnë lehtësimin e sipërmarrjeve nga një barrë prej rreth tetë milionë eurosh, Komisioni është në rrugën e duhur. “Por kjo nuk mjafton”, tha Merz. “Ne na duhet një verifikim sistematik i marrëveshjeve të BE-së.”

Merz theksoi njëkohësisht, se kjo nuk bie në kundërshtim me pohimin e qartë, që të arrihen objketivat për mbrojtjen e klimës deri në vitin 2045 si dhe objektivat e ndërmjetme deri më 2040. Kancelari theksoi, se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë. Kjo është pjesë organike e politikës për mjedisin dhe asaj ekonomike. “E kjo arrihet jo me rregullore, as me ndalime, por me teknologji të hapura, me inovacion, me aftësi konkurrence pikërisht edhe në teknologjitë, që e bëjnë të mundur mbrojtjen e mjedisit.”/DW

Lajme të lidhura

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Para
Gjykata pezullon ‘Vlora Airport’, bllokohen aksionet e Pacollit

Gjykata pezullon 'Vlora Airport', bllokohen aksionet e Pacollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com