E goditi me ekspres kafeje në kokë punonjësin e burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve: I dënuari sulmoi në befasi inspektorin
Pas ngjarjes, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bën me dije se Imeri ka sulmuar në befasi inspektorin Agron Bebja, duke e goditur me një ekspres kafeje në momentin kur po hapej dera e dhomës së tij të banimit.
Drejtoria e Burgjeve bën me dije se drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve kanë mbërritur në institucion për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e marra. Ata kanë vizituar më pas edhe punonjësin e dëmtuar në banesën e tij, pas daljes nga spitali.
Për rastin është hartuar raporti përkatës i incidentit, ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente dhe AMSEVP për vijimin e veprimeve procedurale.
Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe garanton mbulimin e shpenzimeve mjekësore të inspektorit Agron Bebja deri në rikuperimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore.
Kujtojmë se Dritan Imeri është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim. Ngjarja ndodhi gjatë turnit të tretë në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.
gijotina.com/









Discussion about this post