GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

14 vjeçari Martin Cani mbeti i vrarë, shoku i tij i plagosur Luis Meçja niset për kurim në Itali

09:20 - 09/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 14-vjeçarit, nëna e të plagosurit: Djali i qëndron versionit se dy persona qëlluan me thikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luis Meçja, 14-vjeçari që ngeli i plagosur gjatë sherrit, ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur sot në mëngjes për kurim në Bari të Italisë

Më herët, 14-vjeçari tregoi se u godit nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Përmes një Gofoundme, Luisi ka arritur të mbledhë shumën prej 80 mijë eurosh.

Bëhet me dije se i mituri është nisur sot drejt Barit, në Itali, për të marrë një kurim më të specializuar.

Luisi Meçe mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ku fatkeqësisht humbi jetën bashkëmoshatari i tij, Martin Cani.

Luisi ka këmbëngulur se është goditur nga dy persona, duke shtuar se plagët janë shkaktuar nga dy thika të ndryshme, pavarësisht se një version i tillë nuk është pranuar nga policia.

Sipas tij, në vendngjarje kanë qenë tre persona. Dy prej tyre, të armatosur me thika, janë ata që e sulmuan. Luisi identifikoi një prej autorëve si Mario, ndërsa përshkroi të dytin si një djalë me flokë të gjata, të cilin nuk e kishte parë më parë, por dyshon se është bashkëmoshatar i tij. Luisi tregoi gjithashtu për një person të tretë, që sipas tij nuk ishte i përfshirë në sherr, por vetëm e kishte ngritur nga toka pas incidentit.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pashë që Mario kishte nxjerrë thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pashë kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prapë pashë që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër.

Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pashë që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë.

Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë, sa njërit ia përplasa kokën te hekuri, Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, rrëfeu Luisi për mediat.

Nga ana tjetër Mario Prelleshaj, autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjes së Luisit është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Etiketa: ItaliLuisimjekim

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Tentoi të kalonte trafikndarësen, makina përplas për vdekje qytetarin në Lushnjë (Emri)

Tentoi të kalonte trafikndarësen, makina përplas për vdekje qytetarin në Lushnjë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com