GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakroi nusen dhe vjehrrën në Korçë, avokati i autorit: E bëri për 6 mijë lekë

14:40 - 08/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Masakroi nusen dhe vjehrrën në Korçë, avokati i autorit: E bëri për 6 mijë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 36-vjeçarin Ali Zili, i cili kreu vrasjen e dyfishtë të Fatmira Bamit dhe Bukurie Bamit, në fshatin Progër të Devollit, pak ditë më parë.

Para gjykatës Zili ka pranuar krimin duke thënë se e ka kryer në gjendje të dehur, ndërsa shkak është bërë një borxh prej 6 mijë lekësh që viktimat i kanë pasur për blerjen e druve.

Avokati mbrojtës i Zilit, Denion Shehu, tha për mediat se 36-vjeçarit do t’i kryhet një analizë psikiatrike, për të parë nëse është i aftë apo jo mendërisht, ku rrezikon burg të përjetshëm për veprën e rëndë.

“Gjykata ka kërkuar masën e arrestit me burg, duke u nisur nga fakti i veprës tejet të rëndë. Ne kemi kërkuar në vazhdimësi të hetimeve, një inspektim psikiatriko-ligjor, për të përcaktuar nëse ky person ka pasur apo jo çrregullime mendore gjatë kryerjes së veprës penale. Për momentin nuk është i kartelizuar, ka dhënë sqarimet e sakta, edhe kur është pyetur në cilësinë e personit në hetim. Dënimi parashikon deri në burgim të përjetshëm, autori e ka pranuar veprën penale, duke thënë se viktimat i kishin një borxh për 6 mijë lekë të reja, që nuk ja kanë shlyer për drutë”, tha avokati mbrojtës i Zilit.

Fatmira dhe Bukurie Bami, u gjetën të masakruara në banesën e tyre, nga kryeplaku i fshatit, ndërkohë që Zili u largua nga fshati për tu arrestuar dy ditë më vonë ku pranoi krimin në polici.

Etiketa: KorçëVrasje

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com