GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

18-vjeçari përcillet në banesën e fundit, ishte djali i vetëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Ky është 18-vjeçari Aurelio Dervishi që u vra me thikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lot dhe dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë ka pllakosur heshtja. Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi. Ata përcollën në banesën e fundit këtë pasdite birin e vetëm Aurelion 18 vjeç faji i vetëm i të cilit ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.

Pas një konflikti mes dy grupe të rinjsh për një vajzë ai u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë.

E madhe është dhimbja edhe për shokët të cilët e takuan vetëm pak minuta para krimit.

 “Aurelio nuk bënte sherre. Punonte me materiale elektrike me të atin. Bënte shumë për shoqërinë. 

E takova 30 minuta para ngjarjes afër vendngjarjes. Ishte në të njëjtën makinë pasagjer. Uli xhamin dhe na përshëndeti”, thanë miqtë e viktimës.

Për ngjarjen policia ka vënë në pranga 4 persona mes tyre 3 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç.  Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16 vjeçarë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16 vjeçare që dikur ka qenë e dashura e nje prej shokëve të tyre.

Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.

Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
“Milani klub madhështor”, francezi u “shkel syrin” kuqezinjve

“Milani klub madhështor”, francezi u “shkel syrin” kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com