GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

18 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
18 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot mbushen 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 doktor Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për afro dy dekada, Rugova veprimtarinë shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual i shquar që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumë-partiake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998.

Nën udhëheqjen e tij, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në “Bregun e Diellit”, me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes më 21 janar 2007, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

 

Etiketa: Ibrahim Rugova

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Ndalen reshjet e dëborës në Dibër, por mijëra banorë pa energji

Ndalen reshjet e dëborës në Dibër, por mijëra banorë pa energji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në...

Lexo më shumë
“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com