GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lajmet për Dumanin, SPAK paralajmëron gazetarët: 5 vite burg kush publikon dëshmitë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Doloreza Musabelliu, Behar Dibra dhe Altin Dumani, kanë dalë me një urdhër për mediat ku ndalojnë nxjerrjen e informacioneve në lidhje me dhe hetimet që po zhvillohen për Nuredin Dumanin. Publikimi i dëshmive të të penduarve të drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumanit ka shkaktuar probleme. Urdhëri është firmosur nga të tre hetuesit e çështjes, të cilët gjithashtu kërkojnë që të ruhet sekreti, pasi çështjet e përmendura janë të gjitha nën hetim. E ekspozimi i të dhënave mund të shkaktojë dështimin e aksioneve dhe hetimeve të SPAK për të zbardhur të vërtetën.

Urdhri i Plotë:

Ne, Doloreza Musabelliu, Behar Dibra dhe Altin Dumani, prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me akteve të procedimit penal, nr.75 të vitit 2022. Deklarimiet e këtyre shtetasve (Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani) kanë vlerë provuese dhe janë shumë të rëndësishme për hetimin. Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre deklarimeve si dhe nevojën që këto deklarime të mbulohen nga sekreti del e domosdoshme që të urdhërohet ruajtja e sekretit të tyre deri në përfundim të hetimeve paraprake. Gjithashtu sekretit duhet që t’i nënshtrohe4t edhe marrëveshja e bashkëpunimit e lidhur nëpërmjet SPAK dhe të penduarve të drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani.

Urdhërojmë: Ruajtjen e sekretit të deklarimeve të dhëna nga Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani. Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve, në cilësinë e personave ndaj të cilëve do të zhvillohen hetime apo edhe në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Moszbatimin e këtij urdhri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve.

Letrën me shkresën e SPAK e ka publikuar gazetari Elton Qyno, i cili jo pak herë ka nxjerrë detaje të reja nga dëshmitë që ende nuk kanë dalë nga hetuesia. Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se nuk do të nxjerrë më lajme, pasi ligji e ndalon. Ndërsa gjithashtu thekson se nuk ka asnjë afat se sa do të zgjasë situata e krijuar në media. Ndërsa nuk flitet për asnjë hetim mes zyrtarëve të SPAK, pasi në fakt asnjë prej gazetarëve nuk e ka vjedhur dosjen, por e kanë siguruar me burimet e tyre.

“Pas 5 ditesh publikime nga story i Nuredin Dumanit me fakte dhe me prova,sot SPAK dhe BKH vendosen te me detyrojne te mbyll gojen,duke mos me lejuar te flas qofte dhe pjeserisht.Deshmine e Dumanit nuk e solla une ne publik por ate e gjeta aty mes SPAK-ut,qe e nxori vete. Ora Neës dhe une, ndjese publikut per mos vijim te fakteve te tjera dhe emrave te tjere,perfshire dhe kryetar komune, qe nga SPAK, ende nuk jane vleresuar dhe arrestuar ne dobi te ketij procedimi penal. Urdheri eshte ne kundershtim me vendimin e Gjykates se Strasburgut qe shprehet qartesisht per lirine e medias dhe rendesine e raportimit te medias ne dobi te transparences. Neni 103/1 i Kodit te Procedures Penale eshte njesoj me nenin 55 agjitacion e propogande,ku ishte vendosur diktatura e proletariatit. Dereformimi i sistemit te Drejtesise beri qe te arrinim ne kete dite. Pertej kesaj situate, ku media duhet te jete nen urdherat e prokurorise, ne fakt deshmine e Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, e ka nxjere dora vete, shejtani ne bark Talo Çela. Qe siç e quan veten se eshte pabuksi i Bradasheshit, por çuditerisht nuk kapet as nga SPAK dhe as nga RENEA. Nga kjo dite jemi te detyruar te mos jap dhe publikojme informacione.Nuk e di se sa do zgjasi kjo situate,por fale deformes ne Drejtesi,kjo situate mund te zgjasi edhe 20 vjet,”-shkruan Qyno.

Por çfarë ka ndodhur me Dumanin dhe Hoxhajn?

Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

 

Etiketa: BurgdeshmitegazetaretlajmetNuredin DumaniSpak

Lajme të lidhura

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Para
Zjarr në impiantin më të madh të mbetjeve urbane në kryeqytet

Zjarr në impiantin më të madh të mbetjeve urbane në kryeqytet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com