GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

NIs paketa “Rama”/ Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit për protestën! Ermal Hasimja denoncon: Më shoqëruan në zyrën e “shefit” në Rinas

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
NIs paketa “Rama”/ Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit për protestën! Ermal Hasimja denoncon: Më shoqëruan në zyrën e “shefit” në Rinas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes jashtë vendit.

I pari që denoncoi një problem në kufi ishte pedagogu Ermal Hasimja, i cili u shpreh se e veçuan gjatë kontrollit të pasaportave dhe më pas i thanë se ka lidhje me protestën.

“Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi.

Dy opsione të mundshme për mendimin tim:

1.Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.

2.Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”)”, shkruan Hasimja.

Një tjetër denoncim ka ardhur nga Eda Grimci, anëtarë e kryesisë së Partisë Demokratike. Kjo e fundit ka publikuar një dokument, ku një qytetari i është ndaluar dalja nga vendi për shkak të një shënimi të policisë, për të cilin Grimci dyshon se ka të bëjë me pjesëmarrjen ne protestë.

“Ndërkohë që merreni me opozitën, listat dhe emrat, biletat dhe videot në protestë…ja çfarë po ndodh në kufijtë e Shqipërisë! Qytetarit i refuzohet dalja nga vendi, pa një vendim gjykate që t’ia ndalojë atë! Arsyeja në dokument? Një informacion në sistemin e policisë!

Që kur një shënim policor zëvendëson ligjin? Kush e vendos kufirin mes sigurisë dhe arbitraritetit? Dhe nëse kjo lidhet me pjesëmarrjen në protesta, kush mban përgjegjësi? Por vazhdoni merruni me opozitën! Se sigurisht, edhe për këtë fajin e ka Saliu! Edi Rama dhe qeveria s’kanë çfarë të shpjegojnë, apo jo?!  Ky është sistemi, jo dokrrat”, shkruan Grimci.

Prej javësh qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore kundër protestave të dhunshme dhe individëve që cenojnë rendin publik përgjatë tubimeve, duke lajmëruar masa të ndryshme ligjore për shkelësit.

Etiketa: Kryesore1ndalimi per daljen jashte shtetit

Lajme të lidhura

Mbi 2 mijë studentë të regjistruar në lëvizje, synohet krijimi i Asamblesë Kombëtare
Breaking Views

Mbi 2 mijë studentë të regjistruar në lëvizje, synohet krijimi i Asamblesë Kombëtare

20:44 - 24/11/26
Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha
Breaking Views

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

20:25 - 24/11/26
Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor
Breaking Views

Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

20:06 - 24/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

NIs paketa “Rama”/ Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit për protestën! Ermal Hasimja denoncon: Më shoqëruan në zyrën e “shefit” në Rinas
Breaking Views

NIs paketa “Rama”/ Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit për protestën! Ermal Hasimja denoncon: Më shoqëruan në zyrën e “shefit” në Rinas

20:57 - 24/11/26

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes...

Lexo më shumë
Mbi 2 mijë studentë të regjistruar në lëvizje, synohet krijimi i Asamblesë Kombëtare

Mbi 2 mijë studentë të regjistruar në lëvizje, synohet krijimi i Asamblesë Kombëtare

20:44 - 24/11/26
Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së për Qarkun Durrës: Dorëzova detyrën te Berisha

20:25 - 24/11/26
Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

Protesta nuk ndalet pas 178 ditësh, qytetarët thirrje për mobilizim në mbarë vendin më 28 nëntor

20:06 - 24/11/26
Champions League dhuron mbrëmjen e sotme spektakël me nëntë sfida, duele të forta në gjithë Evropën

Champions League dhuron mbrëmjen e sotme spektakël me nëntë sfida, duele të forta në gjithë Evropën

15:48 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com