GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

2.3 ton drogë do vinte nga Peruja në Europë, shqiptari dhe biznesmeni i Ndraghetas “kokat” e rrjetit

18:28 - 05/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
2.3 ton drogë do vinte nga Peruja në Europë, shqiptari dhe biznesmeni i Ndraghetas “kokat” e rrjetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat peruane kanë zbuluar detaje të reja për operacionin “Poseidon”, ku u shkatërrua një linjë e trafikut ndërkombëtar të kokainës Peru-Europë dhe ku në rrjetë ra edhe 28-vjeçari shqiptar, i njohur si një nga krerët e grupit, Kadri Cjoci. Mësohet se një nga tre personat e tjerët që janë arrestuar, është biznesmeni italian Pasquale Bifulco, 49 vjeç. Ai është një eksponent kryesor i ‘Ndrangheta-s kalabreze dhe që i përket bandës mafioze Ietto-Cua-Pipicella.

Gjithashtu kanë përfunduar në pranga Luis Alberto Narbasya Huayanay 57 vjeç (të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi) si dhe Elmer Cárdenas Ramírez, 56 vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole. Sipas detajeve të reja, rezulton se kokaina është kapur në Europë, ndërsa njëherësh janë bërë dhe arrestimet në Peru.

“Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës të Policisë Peruane, në koordinim me zyrën e DEA-s në Lima, Policinë Federale Gjermane të Hetimit Kriminal dhe Guardia di Finanza italiane, kryen një operacion të njëkohshëm në Hamburg (Gjermani) dhe rrethe të ndryshme të Lima dhe Ucayali, në Peru, arritën të çmontojnë një organizatë kriminale ndërkombëtare të dedikuar për prodhimin, ruajtjen dhe transportin e drogës dhe kapin rreth 2.3 ton kokainë që kishte mbërritur tashmë në Evropë” – njoftojnë mediat vendase.

Si rezultat i këtyre operacioneve policore, u kryen kontrolle në nëntë prona në Peru. Paralelisht dhe pas kryerjes së teknikave speciale të hetimit, në Hamburg të Gjermanisë u sekuestruan më shumë se 2300 pako me alkaloid kokaine, të cilat do të lidheshin me ndërhyrjen e fundit në Máncora-Piura (Peru).

Operacioni i policisë shërbeu për të çmontuar një rrjet shumë aktiv të dërgimit të kokainës direkt nga vendi i Andeve në Evropë, me shqiptarët dhe vetë ‘Ndranghetan’ e Kalabrisë në qendër të rrjetit.

 

Etiketa: biznesmenidrogeEuropekokaKryesore1NdraghetaPerujarrjetiShqiptariTon

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Drogë në banesë, përfundojnë në pranga çifti shqiptar në Venecia

Shqiptari kapet me 40 kg kokainë, policia: Kjo s’është asgjë, grupi i tij trafikon qindra kg drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com