GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

20 mln lekë naftë/ Gjykata e Tiranës i jep tender biznesmenit të akuzuar për pengmarrje

17:44 - 14/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
20 mln lekë naftë/ Gjykata e Tiranës i jep tender biznesmenit të akuzuar për pengmarrje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës është institucion i cili supozohet të vendos drejtësi në fakt po devijojnë vetë nga ligji. Ky institucion ka hapur një tender për blerje nafte, që kap vlerat 20 milionë lekë. Bëhet fjalë për projektin me numër reference  REF-31591-06-02-, të cilin e ka fituar kompania ‘‘EUROPETROL DURRES ALBANIA’’ e njohur ndryshe si “Eida”.

Sipas dokumentit të tenderit “Eida” do të mbush me naftë makinat e gjykatësve tanë për një vit rresht. Ndërsa qytetarëve iu kërkohet të ecin në këmbë për shkak sa jemi në krizë, punonjësve te administratës nuk iu mungon kurrë makina. Madje blejnë naftë te kompania që ka çmimet më të larta në treg. Qeveria vazhdon të na përmend se jemi në luftë, por për institucionet në vend siguron luksin me paratë tona.

Sakaq, në fillim të këtij viti çmimet e karburanteve pësuan shumë luhatje, por “EIDA” qëndronte gjithmonë më lartë se të tjerët dhe shiste naftë me vlera stratosferike. Në një farë mënyre rekordin e çmimit të naftës në Shqipëri e ka vendosur kompania “Eida”, me 239 lekë për litër që në janar. Vetëm disa qindra metra larg prokurorisë dhe Autoritetit të Konkurrencës (oligarkëve), “Eida” e shiste një litër benzinë 239 lekë nga 180 lekë që ishte. Frident Kuqi u vjedh shqiptarëve rreth 60 lekë ose 600 lekë të vjetra për çdo litër naftë, ndërsa oligarkët e tjerë vjedhin 500 lekë për çdo litër naftë.

Përveç faktit se kjo kompani është tashmë e njohur për monopolin që ka krijuar në tregun e karburanteve dhe çmimeve të larta të tregtimit, pronari i saj Frident Kuqi është përfshirë në një sërë skandalesh të tjera ligjore dhe mbi të gjitha për dhunë.

Pronari me precedent penal

Emri i Frident Kuqit, përveç se oligarku i karburanteve, njihet edhe për dhunues.  Konkretisht, Kuqi është akuzuar për veprat penale  Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “keqtrajtim personi”. Pasi në tetor të 2019 ai është  përfshirë në një ngjarje kriminale, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe më pas ka marrë peng pronarin e pike karburanti në qytetin e Përmetit, Gëzim Ibrahimi, 57 vjeç. Biznesmeni akuzohej se kishte marrë peng Ibrahimin dhe përmes presionit e ka çuar tek noteri, ku duhet të firmoste një dëshmi ku pranonte se i kishte një borxh prej 30 milionë lekësh të vjetra Kuqit. Kjo pasi ky i fundit i kërkonte 57-vjeçarit qiranë e pikës së karburantit në Përmet.

Asaj kohe Kuqi ka mohuar kategorikisht se ka ushtruar dhunë ndaj Ibrahimit. Ai tha se ky i fundit i kishte një borxh prej 30 milionë lekësh, që sipas tij i kishte marrë nga xhiroja ditore e pikës së karburantit. Por, nuk zgjati shumë dhe në vitin që lamë pas Ibrahimi bëri një tjetër denoncim se ishte dhunuar sërish nga Kuqi. Sipas të dhënave punëtorët e pikës së  karburantit “Eida” në Përmet, kanë rrahur pronarin e ligjshëm të kësaj prone, Gëzim Ibrahimin. Nuk dimë se si një institucion i drejtësisë, mund të bashkëpunojë me një oligarkë dhe dhunues. Por, këto lloj paradoksesh ndodhin vetëm në Shqipëri.

 

Etiketa: abuzimEidaEuropetrol Durres AlbaniaFrident KuqiGjykata e TiranesGjykatae tiraneskryesore2tender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Serena Sula “plas” skandalin për Ilir Shaqirin: Ngeli duke më…

Serena Sula “plas” skandalin për Ilir Shaqirin: Ngeli duke më...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, dhe zyrtarët e tjerë. Për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj...

Lexo më shumë
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com