GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“20 vite me medalje për Shqipërinë”, Qerimaj pasi u shpall kampion Europe: Kam humbur 3 kg për 24 orë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“20 vite me medalje për Shqipërinë”, Qerimaj pasi u shpall kampion Europe: Kam humbur 3 kg për 24 orë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erkand Qerimaj ditën e djeshme u shpall kampion i Europës me rezultatin 150 kg në shkëputje, ku trazoi jo pak ujërat në baterinë A, duke i vendosur në presion rivalët, e këtë e pranon edhe vetë shkodrani pas marrjes së medaljes së artë. Në një porononcim për mediat, Qerimaj shprehet se rezultati i vendosur ishte një limit për ta kapur të tjerët.

“Rezultati i vendosur ishte një limit për ta kapur të tjerët. I vendosi në presion, dhe ata duhet që të më thyenin të gjithë mua dhe kështu ndodhi. Unë pretendoja për medalje edhe pse kam një muaj që bëj stërvitje me dhimbje dhe nuk isha në gjendjen time më të mirë. Kam humbur 3 kg për 24 orë, pasi vetëm dje kam bërë plot 7 seanca sauna. Por shkoi me sukses, duke fituar medalje ari dhe titullin kampion Europe dhe jam shumë i lumtur për këtë arritje” – ishin fjalët e para të Qerimajt pas triumfit në Europian.

Qerimaj u shpreh se luftoi për medalje, por jo për ngjyrën e saj pasi sipas tij në këtë sport nuk dihet se çfarë do të arrish.

“Të them të drejtën unë luftova për medalje, por ngjyrën nuk e dija, sepse ky është sport dhe nuk dihet se çfarë do të arrish, por e gjithë lufta ishte për të fituar medalje. Kjo garë kishte një kuptim të veçantë për mua, sepse bëhen 20 vite me medalje, duke ngritur flamurin shqiptar, pra dy dekada dhe është vërtetë fantastike.

Këtë arritje dua t’ia dedikoj familjes dhe të gjithë shqiptarëve”. Gjatë kohës kur shkodrani nuk arriti që t’i kalonte provat në shtytje, në “Feti Borova” u regjistrua një episod i veçantë, teksa djali i Qerimajt filloi të qante në sallë, i mërzitur për rezultatin e të atit, por mbrëmja riktheu gëzimin në familjen Qerimaj.

“Djali nisi të qante, por i thashë që duhet të presim deri në fund dhe tani do t’i çoj një medalje ari në shtëpi”, e mbylli prononcimin e tij Erkand Qerimaj, si kampioni më i ri i Europës në stilin e shkëputjes, duke shprehur gjithashtu edhe keqardhje për garën e Briken Caljes.

 

Etiketa: Erkand QerimajEuropekampionmedaljeShqiperi

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
E rëndë në Pukë, plagoset me armë zjarri 11-vjeçari

U gjet e pajetë në By Pass-in e Shkodrës, pistat ku po heton policia për 37-vjeçaren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te “Vila e Kuqe”
Aktualitet

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së te “Vila e Kuqe”

10:26 - 23/10/26

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën...

Lexo më shumë
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Gazetari anglez rrëfen dhunën policore: Vrapuan që të më godisnin në kokë para katedrales

10:08 - 23/10/26
Dogjën makinën e drejtoreshës së shkollës në Vlorë, në pranga autori dhe porositësi (Emrat)

Dogjën makinën e drejtoreshës së shkollës në Vlorë, në pranga autori dhe porositësi (Emrat)

09:34 - 23/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:06 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com