GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

20-vjeçari u tërhoq zvarrë nga vinçi/ Familjarët: Kompania po fshihte të vërtetën, një polic na çoi tek morgu

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
20-vjeçari u tërhoq zvarrë nga vinçi/ Familjarët: Kompania po fshihte të vërtetën, një polic na çoi tek morgu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë folur më shumë sot për detajet e ngjarjes, familjarët  e Rufan Belshaku, vetëm 20-vjeç, i cili humbi jetën pak ditë më parë teksa ishte duke punuar në portin e Durrësit, pasi u mor zvarrë nga një vinç. Në një prononcim për mediat  familjarët e tij hedhin akuza të forta në lidhje me ngjarjen, dhe mënyrën si është tentuar të fshihet e vërteta. Në një intervistë  televizive nëna e të riut, Etleva Belshaku ka dhënë detajet e ngjarjes së rëndë, sesi lihej të sorollatej në korridoret e spitalit, pa i dhënë asnjë informacion për gjendjen e të birit. Vetëm në një moment, një polic në spital i ka çuar për te morgu.

“Djali im Rufan Belshaku ishte i licencuar dhe punonte në portin e Durrësit. Kishte 5 muaj që kishte filluar punën. Paraditen  ditës së premte datë 15 prill 2022 orën 10.00 kam folur me djalin ishte në punë. E merrte punën në orë 7.00 të mëngjesit dhe punonte deri në orën 4-5 mbasdite. Telefonata për njoftim më ka ardhur nga polici i zonës. Me iniciale R.G. kishin gabuar emrin. Më pas djali vogël më thotë lajmin që është vëllai vet personi që kishte ndërruar jetë pra djali im.

U nisa direkt në Durrës, asnjë person nuk na priti, nuk na shoqëroi askush, diku në cep të spitalit pashë rrobat djalit. Vija vërdallë nëpër spital askush nuk më thoshte që të diçka të më drejtonin të më tregonin çfarë të bëja ku të shkoja. Por iu drejtova rojeve policore spitalit nëse dinte diçka, ai uli kokën me tregoi morgun. Kam kërkuar në korridoret e spitalit nuk përgjigjej askush. Pastaj shkova drejt morgut kur pashë djalin fashuar komplet. Dhe s’di çfarë më gjeti në atë moment humba ndjenjat”, shprehet ajo.

Më tutje mamaja e të riu i kërkon drejtësisë të zbardh ngjarjen, ndërsa shprehet se asnjë nga kompania nuk ka shkuar në familje që të dorëzojë sendet e djalit dhe t’u tregojë se si ndodhi ngjarja.

“Isha totalisht e dërmuar nga ajo që pashë, jam nënë dhe kush është nënë e kupton dhimbjen. Unë kërkoj të di çfarë i ndodhi djalit tim përse nuk më erdhi askush nga kompania ku djali punonte të më njoftonte përse u tregua neglizhente dhe nuk më erdhi njeri të më takonin. Por më tha diçka në telefon. E dua të zbardhur me detaje si ndodhi aksidenti i djalit tim. zdi ku u vra si u vra a ka vendngjarje. A ka ndonjë hetim  dua të di të vërtetën për humbjen e djalit tim. Ishte në lulen e rinisë sapo mbushi 20 -tat. Nuk kishte një njeri kjo kompani të vinte të më takonte. Kërkoj zbardhjen e ngjarjes kam të drejtën si nënë të di të vërtetën.

Ju lutem sot ishte djali im nesër mund të jetë një tjetër. Jam e traumatizuar. Djali ka mbaruar elektricist mori licencën mbaroi kursin për skrepist. Ishte me suguracion, kompania e kishte punësuar faleminderit për gjithçka por dua të di të vërtetën si ndodhi aksidenti kur dy orë më parë unë kisha folur me djalin.

Unë nuk kam marrë asnjë nga sendet personale të djalit, ju lutem mi sillni gjitha ç’kishte djali me vete. Nuk dua të fyej kompanin por dua të di çfarë ndodhi me djalin. Pesë ditë sot askush nuk ka ardhur të në thojë një fjalë nga kompania ku punonte djali. Më është shembur bota ju lutem më ndihmoni…”, shprehet e ëma e tij”, rrëfeu mes lotësh nëna.

 

Ndërsa i afërmi i 20- vjeçarit shprehet se mungesa korrektësisë nga ana e kompanisë, i bën që të dyshojnë  në lidhje me rrethanat që ka ndodhur vdekja.

“Ne duam me detaje çfarë ndodhi e duam të na tregohet si ndodhi përse nuk ka vendngjarje. Çfarë nxori ekspertiza ligjore. Ndoshta ato mjete janë të pakualiduara ndoshta kanë dalë jashtë përdorimit nuk dimë arsyen e vërtetë të ngjarjes çfarë i ndodhi kushëririt tim.

he do ta vijojmë çështjen deri në zbardhjen e plot duam të jemi të qet çfarë ka ndodhur me Reuf Belushakun. Përse nuk flet asnjë nga shokët e tij. Si e gjetën si transportuan spital çfarë gjendje ishte askush nuk flet.  Njoftimi erdhi shumë vonë, ne morëm vesh nga njerëzit tanë jashtë nuk u njoftua familja në kohë por disa orë me vonesë duam drejtësi asgjë tjetër”, thotë më tej i afërmi.

 

 

Etiketa: akuzaDurrësdyhsimefamiljaretm drejtesiKryesore1nfgajrjerrefimvdes

Lajme të lidhura

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi
Aktualitet

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Para
Nuk është pjesë e grupit parlamentar/ Berisha: Alibeaj ka qëndrim personal të pavlerë

Përplasja në mbledhje për Presidentin e ri, Berisha: Nuk e njohim Alibeajn!

Discussion about this post

TË FUNDIT

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26

Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Gusht 2026

07:37 - 27/08/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Gusht 2026

07:32 - 27/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

00:15 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com